Origjinali i zhdukur i Aktit të Pavarësisë, enigma e pazgjidhur e 28 Nëntorit

November 26, 2017 13:58

Origjinali i zhdukur i Aktit të Pavarësisë, enigma e pazgjidhur e 28 Nëntorit

Ndoshta jo të gjithë e dinë por dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912 rezulton i zhdukur.

Versioni që qarkullon sot është një riprodhim i këtij dokumenti që u publikua në vitin 1937 nga Lef Nosi me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë.

Historiani Kristo Frashëri ka lënë ndoshta dëshminë më të vyer lidhur me vendndodhjen e origjinalit, por për fat të keq ai nuk përmendi emër gjatë kësaj dëshmie, – raporton Dita.

Në një intervistë për VOA, pak përpara se të ndërronte jetë, Frashëri tha se një person ia ka treguar këtë dokument në 1962, por nuk ka pranuar ta dorëzojë zyrtarisht:

Kristo Frashëri

“…Ky dokument doli në dritë në 1962. Ai që e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë…

Unë kam folur vetë me atë pronar, dhe jam munduar që ai t’ia dhuronte muzeumit kundrejt një shpërblimi.  Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta. Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë. Nuk mund të them më shumë.

Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot, ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Kushdo që e ka marrë, nuk ka mundësi ta ketë prishur. Do ta ketë ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale…” – tha Frashëri, sipas DITA.

Dhe pas kësaj lidhur me personin ose personat që e posedojnë atë, Frashëri thotë:

“…Nuk janë këtu në Shqipëri. Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë. Problemi është ky; që neve dokumentin, nëse nuk e kemi në origjinal, e kemi të riprodhuar…”

Paskal Milo

Edhe historian Paskal Milo pohon se dokumenti po kërkohet ende, por gjetja e tij ka rezultuar një proces i vështirë – raporton Dita

Gjatë një konference shkencore dy vjet më parë Milo tha se “po bëjmë kërkime edhe nëpër arkivat e huaja, por deri tani nuk ka ndonjë gjurmë konkrete se ku mund të gjendet ky dokument themelor i shpalljes së Pavarësisë”.

“Mundet dhe rastësia dhe fatkeqësia që mund të jetë zhdukur dhe që për fat të keq nuk do ta kemi. Ne nuk jemi dorëzuar, do vazhdojmë ta kërkojmë por gjithsesi është një proces i vështirë”, tha Milo.

Sipas tij, nga hulumtimet e deritanishme mendohet se ky dokument mund të ketë përfunduar në duart e familjarëve të Ismail Qemalit, konkretisht të një djali të tij që ka jetuar dhe ndërruar jetë në Strugë.

Historiani Ilirim Dervishi e mbështet këtë version. Ai thotë se viti i humbjes së gjurmëve të dokumentit të aktit të pavarësisë koinçidon me vitin kur Qazim bej Vlora, djali i dytë i Ismail Qemalit, është shpërngulur nga Shqipëria për në Strugë, ku jetoi 17 vitet e fundit të jetës së tij.

“Qazim bej Vlora ishte sekretar personal i Ismail Qemalit, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë ishte edhe shef i kabinetit të tij. Një pjesë të madhe të dokumentacionit të shtetit shqiptar, Qazim bej Vlora i solli në Strugë”, thotë Dervishi.

Qazim Vlora

Nga dëshmitarët e kohës, pas vdekjes së Qazim beut, nga shtëpia janë nxjerrë një sasi e madhe librash e dokumentesh nga punëtorët e pastrimit komunal.

Në vitin 1975 shtëpia bëhet pronë e Ramazan Azizit, i cili bënë disa riparime të vogla, sidomos në çati.

“Nga biseda e zhvilluar me pronarin aktual, mësojmë se në çati janë gjetur një sasi librash me shkrim arab, të cilat i ka hedhur. Më pas vazhdon se në katin e parë ka prishur një mur të brendshëm me trashësi të madhe, në brendinë e të cilit ka gjetur libra dhe letra në gjuhën arabe të vendosura në një polisë brenda murit, të cilat poashtu i ka hedhur. Pronari i shtëpisë dyshon se në muret e trasha të shtëpisë ende mund të gjenden dokumente me vlerë, ndër to ndoshta edhe dokumenti i Aktit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar”, ka thënë për median shqip në Maqedoni historiani Ilirim Dervishi, raporton DITA.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë u firmos nga rreth 40 delegatë nga të gjitha trojet e Shqipërisë më 27-28 Nëntor në Vlorë.

Por në versionin “Nosi” të deklaratës që qarkullon sot nuk janë të gjitha firmat.

Edhe këtë pohim e ka bërë historian Kristo Frashëri:

“…Ishte deklarata e pavarësisë e riprodhuar në zinkografinë e asaj kohe, shumë e pastër, shumë e qartë, veçse me një mungesë. Nuk e di për ç’arsye ndodhi ajo mungesë. Akti i shpalljes së pavarësisë mbushi dy faqet e letrës, përpara dhe prapashpinën e saj. Firmatarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë. Një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit. Këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi. Për ç’arsye nuk e di…” – ka thënë ai gjatë intervistës, raporton Dita.

28 Nëntor 1912

Ka edhe një tezë që thotë se dokumenti origjinal i Pavarësisë së Shqipërisë mund t’i jetë dhuruar ish-udhëheqësit jugosllav Josip Brzo Titos dhe akti të ndodhet në arkivat serbe. Një tjetër tezë e çon Aktin e Pavarësisë më larg, në perëndim, ku ai mund të jetë mbyllur në ndonjë nga arkivat e Evropës ose të jetë dhuruar.

Sipas historianëve dhe dokumenteve të kohës, Kuvendi Kombëtar që prodhoi Deklaratën e Pavarësisë i çeli punimet në orën 15.30 të 28 nëntorit. Në të morën pjesë 37 delegatëve, të cilët u shtuan më pas deri në 63 vetë dhe përfaqësonin të gjitha viset shqiptare.

Në këtë kuvend u krijua Qeveria e Përkoshme, si dhe u emërua Pleqësia, ose Senati. Procedurat e mëtejshme vazhduan me nënshkrimin e aktit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

Në orën 17.30 Ismail Qemali, doli në ballkonin e godinës duke ngritur flamurin. Kjo godinë ishte një nga dy sarajet e familjes së njohur të Vlorajve, pinjoll i së cilës ishte edhe Ismail Qemali. Këto saraje kanë ekzistuar deri në vitin 1925, kur u prishën, për t’ja lënë vendin ndërtimit të Lulishtes së Madhe, në Sheshin e sotëm të Flamurit në Vlorë.

b.m. / dita

 

November 26, 2017 13:58
Komento

18 Komente

  1. one13 November 26, 14:02

    aman ore cfare shteti karagjoz jemi
    edhe kete e kemi humbur?
    as kete nuk e kemi ruajtur dot???

    Reply to this comment
    • mirel November 26, 14:08

      Kjo flet se Ismail Qemali e ka parashikuar qe shqipot tradhetare do prodhonin kerma te tilla si Berisha dhe Kastriot Dervishi, qe do i ishin perveshur arkivit dhe do e kishin djegur dokumentin.
      Bravo atyre qe e kane ruajtur.
      Uroj qe te jene shqiptare te vertete dhe ta ruajne si syte e ballit.
      Megjithese mendoj qe ka ardhur koha qe te publikohet sepse vetem keshtu nuk humbet me kurre.

      Reply to this comment
    • Che Guevara November 28, 00:04

      E per cfare na duhet ky dokument,kur pas firmosjes se tij shumica e firmetareve punuan kunder Shqiperise dhe sot Shqiperia nuk eshte me e Pavarur,se eshte pushtuar nga serbet e greket?
      Shqiperia ishte e PAVARUR vetem ne vitet e socializmit,qe nuk donte te pyeste per asnje fuqi te madhe te botes!
      Tani ketu hyn derri dhe dosa dhe armiqte me te medhenj te Shqiperise kane punuar kunder saj si S.Berisha.I.Meta.F.Nano etj!

      Reply to this comment
  2. mirel November 26, 14:11

    Del qe Lek Nosi nuk paska qene dhe aq burre i mire qe ka fshire nga kujtesa emrat e gjithe firmetareve.

    Reply to this comment
    • Deda November 27, 01:27

      Shoku Mirel, pos shpreso ta krahasosh veten me Lef Nosin. Ti me shume se nje krymb ose milingone nuk mund te keshe vlere ose te ke keshe prodhuar per Shqiperine.
      Dhe nuk ka rendesi se çfar gjoja-mendon apo deshiron ti.

      Reply to this comment
    • rrem vogli jr. November 27, 11:46

      Mirel !
      Lef Nosi e pat botuar te montuar ne nje faqe te gjitha firmat dhe kjo eshte e njohur.
      Mbi bazen e asaj foto ne 2012 Aleksandër Meksi botoi kete mvariant me dy faqe duke kaluar ne faqen e dytë firmat qe Lefi I cilesoi si te faqes se mbrapme te dokumentit.
      Fale Lef Nosit kemi keto dokumenta dhe process verbalet e mbledhjes.

      Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve,mizat e kalit dhe avoketerit e ligesise. November 26, 14:21

    O one 13,nuke eshte shteti karagjoz,por eshte pushteti,sikurse dje dhe sot.

    Reply to this comment
  4. Arben November 26, 14:22

    Politikanet dhe shtetaret tane vetem kane sabotuar punen e njeri tjetrit dhe nuk ka arkive shteti qe zbulon te vertetat e popullit tone pasi vetem kane manipuluar dhe fshehur te vertetat. Historia Jone mund te shkruhet vetem me gojedhena. Megjithese Ismail bej Vlora ka nje merite shume te madhe ne shpalljen e pavaresise dhe krijimin e shtetit shqiptar pas 500 vitesh, por mos te harrojme se ai ishte nje nenpunes i larte i perandorise osmane per me shume se 30 vjet qe nuk e tradhetoi kurre, nderkohe qe vete turqit e C’rrenjosen ate perandori e cila funksiononte nen dhune, terror, intrige,manipulime,therje e prerje kokash te cilet kerkonin liri.

    Reply to this comment
  5. çfar do qe u be, prap sulltanin kemi per ...idhull November 26, 18:45

    si thot “undefined”; ……undefined, ose vari…..lesht .

    Reply to this comment
  6. Arben November 26, 21:09

    HAHAHAHAHHA

    ATY ESHTE, MBAHET FSHEHUR.

    SHQIPETARET E SHPALLEN PAVARESINE

    ME DEKLARATEN E HARTUAR NE GJUHEN

    SHQIPE DHE NE AFLABETIN OSMAN.

    KJO ESHTE ARSYEJA QE SOT REZULTON

    “I HUMBUR” AI DOKUMENT.

    PO AFRON DITA, MOS KINI MERAK.

    Reply to this comment
  7. lato November 26, 21:17

    Lef Nosi ate permendore qe ka ne Elbasan duhej ta kishte edhe 10 here aq prej floriri.Ai i ruajti dhe i publikoi aktet e Pavaresise,edhe dokumentin e shpalljes se pavaresise ne 1937.Akti i pavaresise (origjinali),perderisa eshte publikuar nga Lef Nosi,(minister i Poste- telegrafes),ka qene ne Arkiven e Lef Nosit.Dokumentet me te rendesishem te arkivit te tij,u ruajten ne nje Kasaforte ne Banken Kombetare.Ne te ka qene ruajtur Doreshkrimi i perkthimit te Ungjijve ne gjuhen shqipe i vitit 1723,i mbiquajtur Anonimi i Elbasanit,Pjesa tjeter e arkives dokumentare,folklorike numizmatike te Lef Nosit dhe Margaret Hasllekut,,pas arrestimit te Lef Nosit nga trupat pushtuese komuniste,u strehuan ne Biblioteken e Elbasanit.Deri ne 91 arkivi i Lef Nosit dhe Margaret Hazllekut gjindej ne bodrumet e bibliotekes se Elbasanit i paprekur.Pas rrumpalles haxhiqamilse te Sali Berishes drejtore e bibliotekes se Elbasanit caktohet Drita Cankja.Me sebep te lyerjes se Biblotekes u cvendos i gjithe fondi i arkives se Lef Nosit dhe Margaret Hasllekut dhe U ZBULUAN THESARE TE PA INVENTARIZUARA.
    Fondi i monedhave te lashta te qyteteve Ilire,qe Lef Nosi i pat mbledhur nga fshatare qe kerkonin neper muret dhe varrezat e keshtjellave,Drita Cankja pa dijeni te ministrise se Kultures i shiti tek nje xhambas sendesh antike,gjithashtu nje sasi Ungjijsh,Kuranesh nga me antiket ne bote,vellime historish shenjtoresh ne doreshkrim,qe sot kane perfunduar ne ankandet amerikane.Nder to kane qene edhe 6 monedha te arta unike ne bote te mbreterve te Mykenes.(te faktuar nga studiues dhe arkeologe,nga me te shquarit qe kemi,qe i pane ).Fjalorin e rralle te Marko Bocarit botuar ne Korfuz dhe nje vellim te rralle te kontributit te arvanitasve ne revolucionin grek,i shiti ne Vjene.Ujku,ujku,Cakallja ben kerdine! Aty NE FONDIN E LEF NOSIT NE BIBLIOTEKEN E ELBASANIT MUND TE KETE QENE EDHE ORIGJINALI I DEKLARATES SE PAVARESISE.Drejtoresha e bibliotekes ngriti pallat ne afersi te shtepise se pritjes se ish Byrose me parate qe perfitoi nga shitja e thesareve te Lef Nosit dhe Margaret Hasllekut.Asnje kontroll nga Biblioteka Kombetare,nga Ministria Kultures per keto thesare te ktrashegimise kombetare,qe u shiten neper bote.

    Reply to this comment
    • mirel November 27, 22:54

      Jo more, paska qene ne mes te Elbasanit dhe mu ne mes te Arkives, dhe shteti e kerkonte ne Maqedoni,,,
      Sa te zgjuar jeni ju ballistet.

      Reply to this comment
  8. lato November 26, 23:44

    postoje komentin

    Reply to this comment
  9. Baba Ceni November 27, 01:54

    Mirel,

    te lutem, mbaj doren dhe gojen…
    Nuk te them dot se je me Blushin, nipin, por Lef Nosi e fali gjithecka, edhe jeten per dinjitetin e Shqiperise…

    Kristo Frasheri, nuk besoj se kishte nevoje per te bere karagjozlleqe dhe skupe, por kam frike, shprresoj te mos paragjykohem ne cfare po hamendesoj:

    Duhet pare, cili prej sunduesve shqiptare ka qene i interesuar qe se paku njera nga faqet e Proces Verbalit (tashme, meqe faqen e pare e kemi- Faqja e Dyte) te mos shfaqej, te mos duket, te mos verifikohet, pra te mos vertetohe dot mungesa e ndonje Emer Mbiemri qe eshte shtuar ne ate Liste Firmetaresh per lavdi e histori te pamerituar?

    Ky supozim ka te bej me vitet pas denime/ndeshkimeve te Lef Nosit, pra me kohen kur ne pushtet ishte Enver Hoxha.
    Mbase per problem se mund te ndjeheshin te kercenuar, nuk foli dot ne gjallje edhe profesor Frasheri? Per te mos e zene ngoje Paskal Milon….apo akademiket e tjere qe, ne kete kendveshtrim meritojne shume me shume se autoritarizmin e Edi Rames…

    Reply to this comment
  10. demo November 27, 12:57

    Dokumentat e shpalljes se Pavaresise nuk i zhduken ata qe e shpallen pavaresine.Kunder shpalljes se Pavaresise ishin Haxhiqomilet,katunaret e xhamive dhe llumi proletariatit..Keta u bene partizane.E lane sulltan Turqine,gjeten majko Serbine.Keta e pushkatuan Lef Nosin dhe i sekuestruan Arkivin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*