Origjina e fjalës pekmez
Nga Arkiva
Fjala pekmez përdoret në kuptimin e njeriut të trashë, por origjina e fjalës është ushqimore.
Pekmezi është një lëng veshtullor me përmbajtje të lartë (50-75%) sheqeri, me ngjyrë të kuqe të errët, që fitohet nga zierja, avullimi dhe dendësimi i mushtit të rrushit.
Përmban sheqerin, acidet e vitaminat e rrushit.
Përdoret në industrinë e verërave për rritjen e përmbajtjes së sheqerit në verërat e desertit, në produktet e sheqerit etj.
Në të kaluarën përgatitej e kishte përdorim të gjerë në ekonomitë familjare, sidomos për gatimin e ëmbëlsirave.
b.m. / dita
Komento
6 Komente
Shiko komentet
Per dijeni te gazetes ,Fjala per njeriune trashe nuk eshte pekmez, por BYLMEZ.Ju falemnderit !
Gazetari ka zbuluar që fjala pekmez rrjedh nga fjala bylmez që në turqisht do të thotë injorant. Ha ha ha ha ha ha ha ha ha
E lexova artikullin, por kuptimin e fjales nuk e keni dhene. Here tjeter me te kujdesshem! Faleminderit!
Pekmezi behet prej Mani.Perdoret kunder Diabetit.Pekmezi i rrushit qe perdorej si pije e embel ne Berat dhe Elbasan,ne mesjete sipas Evlijah Celebiut quhej REJHANI.
Autori i shkrimit jo vetem qe nuk informon asgje per ate qe pretendon, por duket qe vete paska shum nevoj te arsimohet!
Jo o Demo,Rehania dhe Pekmezi nuk jane e njejta gje.
Ne familjen time dhe gjithe bashkefshatareve te zones nga kam une origjinen,te pakten 50 vjete te shkuara,prodhonin rehani dhe pekmez prej rrushit ( behej edhe prej meni,por keta ishin te rralle ,prej thane ) per ta perdorur si ushqim ne periudhen e dimrit.
Po te shkosh ne Corovode,Permet,Berat mund te pish ndonje gote rehani ne ndonje lokal.