Tani që makineria e së vërtetës në parajsën amerikane të filmit ka marrë udhë…

November 10, 2017 12:42

Tani që makineria e së vërtetës në parajsën amerikane të filmit ka marrë udhë…

 

Shpërthimi i skandalit seksual i ka dhënë praktikisht fund karrierës së Kevin Spacey në “Hollywood”.

Një ditë më parë u njoftua se figura e aktorit do të fshihet krejtësisht nga një film tashmë i përfunduar, “All the Money in the World”, ku interpretonte manjatin e naftës Jean Paul Getty.

Regjisori Ridley Scott vendosi ta zëvendësojë Spaceyn me Christopher Plummer.

Por, tani që makineria e së vërtetës në parajsën amerikane të filmit ka marrë udhë, duket se ajo nuk ka ndërmend të ndalet.

I fundit që bën sot llogaritë me veprimet e pahijshme të së shkuarës është Steven Seagal, i akuzuar nga aktorja Portia de Rossi për gjeste të shëmtuara në sytë e saj.

Ajo shkroi në “Twitter” sesi fytyra e njohur e filmave aksion i kishte thënë gjatë një audicioni, sesa e “rëndësishme është kimia jashtë sheshit të xhirimit” dhe kishte zbërthyer zinxhirin e pantallonave.

Menaxheri i Seagal i tha BBC-së se 65-vjeçari nuk do të bënte asnjë koment mbi këto pretendime.

Bashkëshortja e moderatores së njohur amerikane, Ellen DeGeneres, nuk është e vetmja që lëshon akuza të tilla ndaj Seagal.

Disa femra të tjera, përfshirë Julianna Margulies dhe modelen Jenny McCarthy, ankohen për sjellje të pahijshme nga ana e tij dhe ngacmime.

Aktorit, që kulmin e famës e ka shijuar në vitet ’80-’90 me filma si ‘Under Siege’, shefi i Kremlinit Vladimir Putin i dha në vitin 2016 nënshtetësinë ruse.

November 10, 2017 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*