Osaka hyn në histori, japonezja triumfon në US Open

September 9, 2018 12:04

Osaka hyn në histori, japonezja triumfon në US Open

 

Naomi Osaka shkruan historinë. Talentja 20-vjeçare ka arritur të fitojë US Open duke mundur legjendën e tenisit, Serena Williams.

Në këtë mënyrë, ajo u bë japonezja e parë në histori që fiton një titull Grand Slam. Ndeshja filloi më së miri për Osakën, e cila nuk e la amerikanen të merrte frymë në setin e parë, duke e fituar 6 me 2. Në setin e dytë, Serena filloi të japë reagimin, duke e nisur 3-1.

Por, më pas ajo humbi 4 game rradhazi, duke e çuar lojën në 5-3 për Osakën. I gjithë seti u mbyll 6 me 4 për japonezen, dhe e gjithë ndeshja zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.

Finalja nuk kaloi pa polemika, ku Serena Williams ka pasur disa debate më gjyqtarin e takimit, e madje në një moment gjatë ndeshjes prishi një nga raketat e saj.

Pas përfundimit të finales, të dyja tenistet u dukën mjaft të emocionuara, me Osakën që ngriti në qiell trofeun e parë të Grand Slamit në karrierën e saj.

US Open do të ulë siparin me finalen e meshkujve, ku do të ndeshen Novak Djokovic dhe Juan Martin Del Potro.

a.s/dita

September 9, 2018 12:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*