OSBE, apel policisë. Reagon deputeti i PS-së: Ja pse s’duhet të kesh merak

March 20, 2017 11:22

OSBE, apel policisë. Reagon deputeti i PS-së: Ja pse s’duhet të kesh merak

 

Pas deklaratës së ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt se policia duhet të jetë e paanshme në zgjedhjet e 18 qershorit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i ka kthyer përgjigje Borchardt, duke i kujtuar atij se policia është e certifikuar pozitivisht që në vitin 2003.

Një gjë e tillë është e shkruar edhe në raportet OSBE-ODHIR për zgjedhjet.

Zoti ambasador i OSBE, policia eshte certifiku pozitivisht qe ne zgjedhjet lokale te 2003 dhe jo ne 2007. Atëherë vete lideri i opozites Sali Berisha ka pershendet rolin korrekt te Policise se Shtetit. Po keshtu OSBE-ODHIR ne raportin e vet per zgjedhjet”!- ka shkruar Pjerin Ndreu në “Facebook”.

Kërkesa e ambasadorit të OSBE-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ambasadori i OSBE Berndt Borschardt dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë takuar sot me drejtues të policisë duke dhënë edhe udhëzimet mbi detyrat dhe rolin e policisë në duhen më pak se 3 muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit për pushtetin qendror.

Ambasadori Borschardt ka kërkuar nga policia të ruajë standardet dhe të jetë e paanshme, duke theksuar se bashkëpunimi me OSBE do të vijojë.

Na ndajnë më pak se 3 muaj nga zgjedhjet që konsiderohen një gur themeli për demokracinë. Kemi bërë shumë progres në proceset zgjedhore. Policia të ruajë standardet në zgjedhje. Zgjedhjet e ardhshme shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Ju duhet të vazhdoni edhe punën tuaj të përditshme kundër kërcënimeve transnacionale e kundër drogës. Kam besim se Policia e Shtetit do jetë e paanshme dhe ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë”, deklaroi Borschardt.

March 20, 2017 11:22
Komento

2 Komente

  1. MH March 20, 12:49

    Zgjedhjet kesaj radhe nuk kane pse te mos jene te ndershme dhe me plot qetesi.Po me nji kusht nese loja e opozitarve ngrij-shkrije,regjistrohu c’regjistrohu do ngelin cregjistrohu qe i bie shkrij.Shuar si te mos ekzistonte hiq.Ne cader hyni per te lane amanetet e trimerise dhe aspak te urtesise me spektakle komediane teper domethenese per nji pend te fuqishme humori ne favor te ndonji filmi per konkurent cmimit Oskar hollivudian..

    Reply to this comment
  2. Adih March 20, 17:25

    Zoti i nderuar Ambasador , teorikisht keni te drejte ashtu sic ndodh ne vendin tuaj ÖSTERREICH …Lodheni kot ,jo policia eshte e varur ,por me katastrofe jane gjykatat ne shqiperi , qe jane te varura koke e kembe nga politika . Konkretisht sot jane denuar vajzat studente e univ qe qellun me veze Rmamen kryeministrin. Kjo kurre nuk mund te ndodhe ne vendin tuaj.
    Mit freundlichen Grüssen ADIH..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*