OSBE boton analizën ligjore të pr.ligjit për Lirinë e Medias në Shqipëri

July 11, 2019 17:49

OSBE boton analizën ligjore të pr.ligjit për Lirinë e Medias në Shqipëri

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, sot publikoi një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit.

Analiza nga Dr Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias, nënvizon përmirësime të dukshme krahasuar me versionet e mëparshme të cilat janë shqyrtuar dhe ndarë me autoritetet në janar dhe qershor të këtij viti.

Përfaqësuesi theksoi: “Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend”.

Zyra ime ka qenë e përfshirë në një proces të gjatë konsultimi gjatë hartimit të këtij legjislacioni,” tha Désir, “e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet që çuan në përmirësime të shumta”.

“Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit”, tha Përfaqësuesi, duke shprehur shpresën se kjo do të bëhet gjatë procesit parlamentar.

 

b.b/dita

July 11, 2019 17:49
Komento

2 Komente

  1. Xha Beqo July 11, 18:53

    Interesohuni per “lirine e shpifjes” dhe jo per lirine e medias o faqezinj qe I krihni bishtin kazaneve te poshtersive.

    Reply to this comment
  2. Arben July 12, 09:10

    PERGJIJA E MERITUAR PER KETE LIGJ AGJITACION

    PROPOGANDE, ESHTE NJE BOMBE TEK ZYRAT E

    AMAS, POR NE JEMI POPULL I DHJERE, NUK E

    TRADHETOJME PARTINE MEGJITHESE AJO NA

    PERDHUNON (PA E VAJISUR FARE) DITA DITES.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?