OSBE, e shqetësuar për zgjedhjet: Do dërgojmë mision të gjerë vëzhguesish

Redaksia Online May 2, 2013 12:38

OSBE, e shqetësuar për zgjedhjet: Do dërgojmë mision të gjerë vëzhguesish

OSBE shpreh shqetësim për klimën e acaruar parazgjedhore. Në emër të OSBE, Lamberto Zanier, sekretar i Përgjithshëm, ka shprehur sot shqetësimin, duke u shprehur se në Shqipëri do të dërgohet një mision i gjerë vëzhguesish.

“Po ndjekim me shqetësim shenjat e një konflikti politik gjithnjë në rritje, në një kohë që ne presim një proces zgjedhor konkurrues në një situatë jo fort të lehtë”, tha ai për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.

“OSBE ka investuar shumë në Shqipëri dhe nuk do e çojë dëm këtë investim. Presim proces konkurrues. Ne shpresojmë të mos ketë përdorim të toneve të tepruara nacionaliste që mund të destabilizojnë gjithë rajonin”, tha më tej sekretari i përgjithshëm i OSBE-së.

Redaksia Online May 2, 2013 12:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*