OSBE: Ku janë dënimet e të korruptuarve?

December 20, 2017 17:18

OSBE: Ku janë dënimet e të korruptuarve?

 

OSBE vlerësoi sot se korrupsioni është një problem serioz për Shqipërinë dhe investimet e huaja, ndaj në Tiranë duhet bërë shumë më tepër për ta luftuar atë.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se nevojitet përfundimi i hetimeve dhe dënimeve për zyrtarët e korruptuar.

“Ne ndihmuam në ngritjen e portalit “stopkorrupsioni”, falë të cilit mbi 100 raste korrupsioni u dërguan në prokurori. Po ku janë rezultatet? Ku janë paditë? Ku janë dënimet? E njëjta pyetje duhet ngritur për krimin zgjedhor. Rastet e blerjes së votës i janë referuar prokurorisë. Ku janë paditë?”, pyeti ambasadori Borchardt.

Njëlloj ai pyeti për rezultatet e munguara edhe për transparencën e financimit të partive politike, ku bashkësia ndërkombëtare kërkoi të ngrihej një sistemi auditimi efektiv dhe llogaridhënës.

Në vende të tjera, institucionet e forta dhe të pavarura kundër korrupsionit janë një mjet mjaft i dobishëm për të luftuar korrupsionin, ndaj ai rekomandoi që të punohet për ngritjen e një organi të tillë edhe këtu në Shqipëri.

“Reforma në Drejtësi është me rëndësi kryesore. Por ajo nuk është gjithçka. Korrupsioni është kërcënim për çdo qytetar, çdo ditë. Ne e nxitim Shqipërinë të bëjë më shumë kundër tij. OSBE-ja mbetet e gatshme ta mbështetë Shqipërinë në këtë përpjekje. “Juve dhe vetëm juve ju takon vendimi nëse doni që zyrtarët publikë të japin llogari për korrupsionin”,  tha ai.

Ambasadori Borchardt i bëri këto komente në veprimtarinë përmbyllëse të projektit dyvjeçar “Për mbështetjen e masave antikorrupsion në Shqipëri”, i mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shkolla Italiane e Administratës Publike.

Ai tha se pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, janë vetë shqiptarët që duhet t’i përdorin trajnimet dhe njohuritë, nëse dëshirojnë të sjellin ndryshim.

Shqipëria ka miratuar një Kod Sjelljeje kundër Rryshfetit për komunitetin e biznesit, ka zhvilluar fushata ndërgjegjësimi dhe anketa kundër rryshfetit dhe ndikimit të tij në klimën e investimeve, megjithatë korrupsioni është ende shumë i përhapur në shumë nivele të strukturave publike e private.

Shqipëria vlerësohet se ka bërë disa hapa me rëndësi në luftën kundër korrupsionit. Organizata Transparency International e ngriti Shqipërinë në 39 pikë nga 31 që kishte në vitin 2013, por gjendja është ende kritike dhe ende larg 100 pikëve për t’u quajtur e përmirësuar./VOA

December 20, 2017 17:18
Komento

6 Komente

  1. Humor ala osbe December 20, 17:59

    ahahahahahaha
    sa kom qesh .

    na ishte njiher nji fjale bosh,
    ne ndjekje te Wohlfahrt (ujqeve qe ushqyen e rriten vet)
    por nji Dite na humbi i shkreti syzet ,e keshtu Seqiu dot ylkonjen e vertete .

    Reply to this comment
  2. Sali bolleku per familien e tij December 20, 18:08

    Pyet dhallen dhe saliun se dine ata si te pergjigjen

    Reply to this comment
  3. Adih December 20, 18:12

    I nderuar Z Ambasador !!.Akoma nuk i keni kuptuar deri me sot neokomunistet e rinj .Ju lutem Z Amb ,fillojeni nga koka, e jo nga bishti . Kemi 26 vite qe shkelin kushtetuten te gjithe kryemin e ketyre viteve , e deri me sot. Ligjin 181 te kushtetutes . Dhe ne kete menyre ,,harrojeni investimet e firmave te medhaja serjoze te huaja .Eshte vjedhur renuar aq shume ,sa ketyre nuk i intereson inkuadrimi ne BE , eshte frika se do filloje transparenca dhe diktatit te ligjit te BE . SI ju , edhe populli i ndershem shqiptar ,i kupton shume mire keto pislleqe te rrezikshme qe po ndodhin ne Shqiperi . .Ka ardhur koha ,per te qene qetesi dhe stabilitet ne Ballkanin perendimor , duhet nje klase e re politike me orjentim e me ideale nga perendimi .Perndryshe mos prisni hajer !!?? Mos prisni ,ndershmeri e zhdukje te korrupsionit e zbatim te ligjit , prej neokomunisteve ,i nderuar z. Amb.

    PLAKUT GJORE ;I KA RENE BASTUNI KOMPLET NE MUT ; I SHKRETI NUK DI KU TA KAPI ;SE SMUND TE ECI PA TE !!!:
    Sinqerisht z. Amb ,ju faleminderit ,per punen e pa kursyer qe po beni ,per te ardhmen e ndritur dhe te shtetit ligjor ne shqiperi . edhe nje here Faleminderit…

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic December 20, 18:33

    Reforma tani sa ka filluar ne drejtesi. Jemi ne pritje te finalizimit te saje.!Besoi qe do te realizohet VETINGU sipas projekteve qe edhe juve i keni hartuar.!

    Reply to this comment
  5. Ka ardhur momenti me i fol Text te Qarte - Hipokrizise -Pafytyresise Njerezore December 20, 21:25

    por ju zoteri ,
    nuk jeni nji Austronaut ,
    qe sot zbarkuat ne Toke nga Hapsira X-Planet .
    Eshte per te ardhur keq ,qe ju ,te tregoheni kaq vetironik ,
    me nji pyetje te tille .Ndoshta pergjigjen qe kerkoni ,mundet ta gjeni ne veprimtarine e paraardhesve tuaj ne kte vend . Boll luajtet Theater ,me jeten e nji populli Monstra .

    Reply to this comment
  6. . December 21, 00:12

    ky thote gjithe shoqeria, kush te mundet, ta luftoje korrupsionin, jo vetem drejtesia ne gjykata.
    ky thote qe secili nese do drejtesi duhet te marre parasysh te luftoje tundimet e tij, e ka llafin te sakrifica individuale ky, s’eshte aq kollaj ky muhabet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*