OSBE mision monitorimi në Ukrainë. Moska pro dhe kundra

March 22, 2014 18:40

OSBE mision monitorimi në Ukrainë. Moska pro dhe kundra

Krejt në fund Rusia ka tërhequr kundërshtimet e saj dhe ka dhënë dritën jeshile për misionin e monitorimit të OSBE-së në Ukrainë, rreth 100 ushtarë të Organziatës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë do të shkojë në rajon në rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë ku do të qëndrojnë për 6 muaj. Marrëveshja mes 57 vendebe të OSBE-së dhe Moskës gjithësesi nuk duket se i ka dhënë fund krizës ukrainase. Vendimi parashikon që vëzhguesit të hyjnë në veprim brenda 24 orëve. Por ende nuk dihet se si do të menaxhohet ky mision pasi teksti i kësaj rezolute të OSBE-së flet vetëm për territorin ukrainas, por jo për Krimenë. Ambasadori rus në OSBE ka nxituar të sqarojë situatën duke thënë se teksti është i qartë dhe bazohet në realitetin gjeopolitik ekzistues, që do të thotë se Krimeja tashmë është pjesë e Federatës ruse. Në fillim të këtij muaji vëzhguesit ndërkombëtarë ishin ndaluar nga persona të armatosur filorusë në atë që mund të quhet si kufiri mes Krimesë dhe Ukrainës pas aneksimit të rajonit. Ushtarët e misionit të OSBE-së duhet të shkojnë në Odesa, Donetsk, dhe Luhansk, qytete ku dy javë më parë janë verifikuar përplasje të dhunshme mes filorusëve dhe filo ukrainasve. I.K

 

March 22, 2014 18:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim