OSBE: Ndërmerrni hapa të bashkërenduar për përfshirjen e minoriteteve

December 20, 2014 12:00

OSBE: Ndërmerrni hapa të bashkërenduar për përfshirjen e minoriteteve

Në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, më 20 dhjetor, Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Robert Wilton bëri thirrje për përpjekje të bashkërenduara për të përmirësuar mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri.

Ai vuri theksin te Raporti i Veçantë i Avokatit të Popullit për Minoritetet, si një kontribut i rëndësishëm për të përmirësuar përfshirjen e minoriteteve në Shqipëri, në dritën e dialogut të gjerë që tashmë ka nisur.

Wilton u shpreh se: “Ne të gjithë e kemi parë se çfarë mund të ndodhë kur identiteti i minoriteteve përdoret për përçarje dhe diskriminim. Përkundrazi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe integrimi kuptimplotë i minoriteteve janë faktorë që ndihmojnë në ndërtimin e shoqërive demokratike, të qëndrueshme dhe plot jetë. Është e mundur që të respektohet dhe kremtohet identiteti i minoriteteve dhe, në të njëjtën kohë, të bëhet pjesë e një shteti të fuqishëm e të qëndrueshëm; kjo është e mundur dhe pozitive.”

OSBE-ja, përmes Prezencës në Shqipëri dhe institucionit të Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare, ka mirëpritur hapat e Shqipërisë në drejtim të konsolidimit të stabilitetit në rajon dhe të kohezionit në vend. Në këtë kontekst, ngritja e një grupi pune ndër-institucional për të vlerësuar kuadrin ligjor dhe politikat për minoritetet është një zhvillim pozitiv.

 

December 20, 2014 12:00
Komento

1 Koment

  1. Sali=Geddaf December 20, 13:05

    Or mik, nuk ka minoritete ne Shqiperi, ka pakica etnike, prandaj kujdes dhe ju me termat qe perdorni.
    nese ka nje pakic etnike qe ka probleme ne Shqiperi mund te themi se eshte ai Rom e Egjyptian, kan probleme ekonomike dhe sociale, sa per te tjerat pakica skan probleme, por ka njerez qe duan te ngrejne probleme artificialisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*