OSBE publikon raport përsituatën paszgjedhore në Shqipëri

Redaksia Online October 31, 2013 14:01

OSBE publikon raport përsituatën paszgjedhore në Shqipëri

Në raportin për Shqipërinë të paraqitur pra Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, kreu i prezencës së kësaj organizate në Tiranë, theksohet se, vendi ka shënuan një përparim domethënës pavarësisht mjedisit te vështirë politik dhe ekonomik.

“Në një vit të mbizotëruar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, zhvillimi paqësor i tyre, si dhe kalimi relativisht i qetë i pushtetit shënuan një përparim domethënës në Shqipëri, me gjithë mjedisin e vështirë politik dhe ekonomik. Megjithëse vërejti një “atmosferë mosbesimi midis dy forcave politike kryesore [që] njollosi mjedisin zgjedhor”, thuhet në raport.

Duke folur për qeverinë e re thuhet se ajo ka një axhendë ambicioze, por do të përballet me sfida të konsiderueshme, të cilat duhen trajtuar në një mënyrë të pjekur dhe gjithëpërfshirëse. “Është pozitive që shumica e re ka shfaqur interesin e saj të fortë për të ecur përpara me reformat shumë të nevojshme dhe është zotuar të punojë bashkë me opozitën në këtë drejtim. Shpresohet që opozita do të përgjigjet në një mënyrë të favorshme për arritjen e përparimit në axhendën e reformave të vendit. Klasa politike shqiptare ka rastin që të përqafojë një stil të freskët politik për të përballuar sfidat thelbësore dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të saj.”

Me poshte raporti i plote:

https://www.osce.org/sq/albania/107716

Redaksia Online October 31, 2013 14:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*