OSBE, Sekretari i Përgjithshëm: Të forcojmë llogaridhënien e politikanëve

May 29, 2018 11:08

OSBE, Sekretari i Përgjithshëm: Të forcojmë llogaridhënien e politikanëve

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ka firmosur në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin e ri ‘Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar’.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e Kuvendit, Greminger theksoi se pas miratimit të Kodit të Sjelljes në Kuvend janë evidentuar hapat e radhës që do të ndërmerren për forcimin e llogaridhënies së politikanëve shqiptarë ndaj qytetarëve.

“Kohët e fundit, miratimi i Kodit të Sjelljes tregoi që Parlamenti mori përgjegjësi për sjelljet e veta. Zbatimi i këtij kodi do të forcojë llogaridhënien e politikanëve ndaj qytetarëve. Bashkë me parlamentin shqiptar dhe me Zvicrën kemi evidentuar hapat e radhës për të forcuar llogaridhënien e politikanëve me qytetarët. Besoj se marrëveshja 4-vjeçare e firmosur sot për ‘Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar’, do ta forcojë akoma edhe më tej këtë llogaridhënie”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së inkurajoi femrat deputete që të shohin përtej partisë, në mënyrë që të kontribuojnë në nxitjen e përparimit, si dhe në të drejtat e grave në Shqipëri.

Më tej, Greminger vlerësoi se OSBE mund të ketë tepër rëndësi sa i përket përshpejtimit të rrugës së Shqipërisë për në BE.

“OSBE është një mjet i rëndësishëm që mund të përshpejtojë rrugën e Shqipërisë për në BE. Do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në reformat e saj. Ne kemi ndihmuar në formimin e legjislacioneve të rëndësishme”, u shpreh ai.

s.a/dita

May 29, 2018 11:08
Komento

1 Koment

  1. NJE MIK QE TA DO TE MIREN May 29, 19:58

    Po , sepse OSBE-ja ka kuadro te devoteshme “per progresin europian”, qe te bardhes i thone e zeze dhe anasjelltas , naziskine te vertete , qe vleresohen si “uji i pakte” , sic eshte nje nga antishqiptaret me te terbuar , njeri i korruptuar dhe larg parimeve demokratike ,austriaku Grossruck , i cili i vleresoi si me te mirat , zgjedhjet skandaloze te 26 majit `96, edhe pse e gjithe bota demokratike i denoi ato dhe kerkoi te perseriteshin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*