OSBE shpreson që të gjtha palët të përfshihen në procesin e reformës zgjedhore

October 9, 2019 17:49

OSBE shpreson që të gjtha palët të përfshihen në procesin e reformës zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, priti këtë të mërkurë një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të përgatitjes për marrjen e drejtimit të Presidencës së OSBE në vitin 2020.

Një fokus të veçantë në takim pati edhe Reforma Zgjedhore, një prej kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, në të cilën vetë OSBE është ofruar të ndihmojë, duke thirrur edhe një tryezë.

Montella tha se shpreson që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të përfshirë në proces, përfshi përfaqësuesit e qeverisë, opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj.

Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe deputeti i opozitës Ralf Gjoni. /A2cnn

e.ll./dita

October 9, 2019 17:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*