OSBE trajnon policinë për zgjedhet, Didi: Garantojmë ruajtjen e votës

March 24, 2015 10:37

OSBE trajnon policinë për zgjedhet, Didi: Garantojmë ruajtjen e votës

OSBE ka nisur trajnimet me punonjësit e policisë për zgjedhjet e 21 qershorit.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka thënë gjatë fjalës së tij, se policia është në gjendje të garantojë votën e lirë dhe ruajtjen e saj.

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 21 qershor 2015 eshtë një ngjarje e rëndësishme politike dhe sociale për vendin tonë, ka vëmendjen e opinioni publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar.

Puna e policisë është e një rëndësie të madhe në krijimin e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, duke zbatuar dhe planifikuar të gjatha masat e nevojshme për garantimin e rendit, të sigurisë publike si dhe parandalimin dhe hetimin e veprave penale që cënojnë këtë proces zgjedhor. 

Ndaj besimin se policia vepron në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe ky është një kusht dhe garancia që qytetarët të ushtrojnë të drejtën themelore për të votuar dhe të drejtën për të pasur liri të shprehejes.

Policia e Shteit ka për detyrë të garantojë jo vetëm rend dhe siguri para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, por edhe të paraqisë me dinjitet vlerat e saj si zbatuese dhe garantuese e ligjit.

Në këtë kuadër, policia do forcojë bashkëpunimin me KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera zgjedhore.

Me përgjegjësi të vecanta që ligji na ngarkon gjatë kryerjes së detyrave, do të manifestojmë standardet me të larta, etike dhe integritet në zbatimin e ligjit.

Policia është e depolitizuar dhe detyrat i kryen në përputhje me ligjin.

Për t’ju ardhur në ndihmë do të zhvillohen trajnime me punonjësit e policisë nga niveli më i lartë drejtues deri në nivel zbatues.

Do të jepet roli i policisë në 21 qershor 2015.Këto trajnime do të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në kapacitetet profesionale. Policia e Shtetit do të jetë promotori i një shoqërie demokratike.

 Nga vota e lire rrjedhin të gjitha pushtetet, e drejta e votës eshte e shenjte, ndaj duhet te jemi te privilegjuar që ligji na i jep detyrën fisnike të ruajtjes së kësaj të drejte”, tha ai.

March 24, 2015 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim