Rosberg triumfon në Spanjë, Hamilton dhe Vettel plotësojnë podiumin

May 10, 2015 18:30

Rosberg triumfon në Spanjë, Hamilton dhe Vettel plotësojnë podiumin

Nico Rosberg kompletoi fundjavën perfekte me fitoren në Çmimin e Madh të Spanjës, e para për të gjatë këtij sezoni në Formula 1.

Gjermani i Mercedesit dominoi garën nga fillimi deri në fund, duke lënë pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton, i cili zuri vendin e dytë për shkak të startit jo të mirë, që më pas solli dhe tre ndalesa të tij.

Kjo është gara e 24-t radhazi në të cilën të paktën një makinë Mercedes është ngjitur në podium dhe e 11 në 12 garat e fundit që njëri nga 2 pilotët e saj ka zënë vendin e parë.

Vendi i tretë për ferraristin Sebastian Vettel, i cili në fazën e parë të garës arriti të parakalonte britanikun Hamilton, por 20 xhiro nga fundi u detyrua t’i hapë rrugën kampionit në fuqi, për shkak se ai dhe makina e tij Mercedes ishin më të shpejtë.

Edhe pas kësaj gare është Hamilton dhe Mercedes të cilët vazhdojnë të kryesojnë klasifikimin për pilotë dhe konstruktorë. Britaniku është 20 pikë larg Niko Rosberg, i cili mban vendin e dytë, ndërkohë që skuadra gjermane e ka çuar ne 70 pikë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Ferrari.

May 10, 2015 18:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*