Osborne: PBB-ja e Britanisë së Madhe do të bjerë nëse dalim nga BE

April 18, 2016 11:55

Osborne: PBB-ja e Britanisë së Madhe do të bjerë nëse dalim nga BE

Britania e Madhe do të varfërohet përgjithmon nëse del nga Bashkimi Evropian dhe PBB-ja e saj do të jetë gjashtë për qind më pak deri në vitin 2030, paralajmëroi sot ministri i Financave, George Osborne, duke u mbështetur në përfundimet e një analize të Thesarit.

“Përfundimi është i qartë, për ekonominë britanike dhe familjet, largimi nga BE-ja është njësoj si të vetlëndohesh”, deklaroi Osborne, një përkrahës i fuqishëm i qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE, njësoj si kryeministri David Cameron, në një tribun të publikuar në të përditshmen “Times”.

Pak më shumë se dy muaj nga referendumi mbi qëndrimin ose jo të vendit në BE, ministri i Financave do të prezantojë gjatë ditës së sotme një raport të detajuar me rreth 200 faqe të realizuar nga Thesari britanik mbi kostot dhe avantazhet e aderimit në bllokun evropian.

 

April 18, 2016 11:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*