OSCAR heq dorë nga “filmi popullor”?

September 7, 2018 17:50

OSCAR heq dorë nga “filmi popullor”?

Akademia e çmimeve OSCAR mori pak kohë më parë vendimin për krijimin e një kategorie të re të quajtur “Filmi më popullor”.

Por duket se organizata ka vendosur ta lërë pezull për momentin duke lajmëruar se kjo kategori nuk do të përfshihet në edicionin e ardhshëm të çmimeve OSCAR të parashikuar për në 24 Shkurt 2019.

Drejtoresha ekzekutive e Akademisë, Dawn Hudson, në një deklaratë tha se çështja do të hidhet në diskutim pas reagimeve të shumta mbi kategorinë e re.

Ajo shtoi se në vite ka pasur ndryshime në çmimet OSCAR dhe do të ketë edhe në të ardhmen, por pa prekur trashëgiminë  e jashtëzakonshme të 90 viteve të fundit.

l.h/ dita

September 7, 2018 17:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*