Ose të ndryshojmë jetën, o të zhdukemi të tërë!

August 18, 2018 12:10

Ose të ndryshojmë jetën, o të zhdukemi të tërë!

(Nëse s’do të qe vdekja, jeta nuk do ishte kaq e rëndësishme)

Që të themi të vërtetën,
që të gjithë kanë rënë në leqe,
sepse e jetojnë jetën,
edhe kur është shumë e keqe!

Që prej ditës së fillimit,
jetën kaq të shtrenjtë e kanë,
dhe né kamp të përqendrimit,
qenë të pakté që veten vranë!

Jetën e do fort i riu,
dhe më fort kur je gërdallë,
çfarë s’ka bërë në jetë njeriu,
që të mbetej një i gjallë!

Shumë s’e dinë në të vërtetë,
ç’është burgu dhe shtrëngimi,
po nuk e provuat vetë,
s’jepni dot kurrfarë gjykimi!

Nëpër dhimbje të mëdha,
kur duket se s’ka më shpresë,
njeriu ka bërë gjithçka,
vetëm për pak mbijetesë!

Për pak ditë edhe ca,
s’di në ç’gjynahe u futët,
a s’qenë çifutë dhe ata,
që né furrë fusnin çifutët?!

Kur je në tehun e thikës,
dhe kur vdekja rrotull rri,
ca prej dhunës-ca prej frikës,
mund ta bënte çdo njeri!

Kur vetë s’i kemi provuar,
s’kemi të drejtë t’i gjykojmë,
shumë të paktë kanë duruar,
dhimbje që s’mund t’i durojmë!

Dhe në qoftë e sfilitëshme,
dhe kur mizori jeton,
jeta është e rëndësishme,
ngaqë vdekja ekziston!

Durojnë gjithë vetëtimat,
vetëtimat dhe rrufetë,
dhe vetëm ata më trimat,
ikin vetë nga kjo jetë!

Me miliarda të tjerë,
u shkrua dhe fati im,
e duroj këtë kolerë,
se ende nuk jam një trim!

Të durosh këtë mynxyrë,
një torturë çdo ditë të nisësh,
kur s’e bën dot më të mirë,
Botën dhe mund ta braktisësh!

Jetës sonë nuk i janë ndarë,
injorantë e arrogantë,
po nuk jemi magjistarë,
qymyret t’i kthejmë diamantë!

Do ta gdhënd gjithë të vërtetën,
në një shkëmb e jo në rërë:
“Ose të ndryshojmë jetën,
o të zhdukemi të tërë!”

A.DUKA

August 18, 2018 12:10
Komento

6 Komente

  1. Socialisti i Ndershem August 18, 12:33

    Po more poet po, por pasi truthareve ( qe per fat te keq jane me shumice) Ti dhe disa laro te tjere, ate ‘qymyrin” Edvin , j’a shitet per diamantin me te cmuar ketij populli.
    Dhe ti Arben, me nje sherbetorizem teper heroik nuk ndalove kurre , edhe pse shume njerez t’a vinin ne dukje perdite, edhe pse vete e dije si dreqi qe po i thurje lavde nje bajge, qe historia e kombit tone i nxjerr here pas here ne krye.
    Dhe pa pike turpi del e n’a jep direktiva se SI duhet te bejme.
    Oriento vehten njehere ne drejtimin e duhur.

    Reply to this comment
    • nje pjestar i maxhiorances se perhereshme August 18, 23:18

      Socialisti i SHQUPIT , nje zog kurve i nxjerre nga qenefi i kryekriminelit dhe kryegojeqelburit te Viçidollit . Aty , ne opozite do te ngordhni edhe per nja 10 vjet , ju jini vetem per te share e shpifur , zagare te felliqur .

      Reply to this comment
      • Socialisti i Ndershem August 19, 00:27

        Jo per 10 por per dy vjet nuk do te kete as mazhorance dhe as opozite.
        Edvini yt po punon ne ate menyre qe shume shpejt nuk do te kete fare shqiptare ne Shqiperi. Do te ngelen vetem ti dhe rraca jote e ripjelle dhe nuk do te kete nevoje as per zgjedhje dhe as per Parlament.
        Do te bashkeqeverisni te qete me kryetarin tuaj .

        Reply to this comment
    • shqipe August 19, 00:22

      Ky popull,(Madje edhe djathtas!),do votoj Edi Ramen.Per aq kohe sa te jet kjo opzit,me njerz si zotria jote, nje opozite qe mendon se duke share Ramen ne çdo te hapur te gojes, do vi ne pushtet. Pika ne b…pse s’u bie?!…

      Reply to this comment
  2. Arben August 18, 16:04

    Populli shqipetar, trim dhe heroik, ka zgjedhur

    mundesine 2. do te zhduket i gjithi.

    Reply to this comment
  3. Nick Gjergji August 19, 04:37

    Poeti Arben Duka eshte poet patriot dhe me mendime progresive. Me punen dhe vepren e tije ai ka fituar respekt ne popull. Megjithate kur thot se “Ose të ndryshojmë jetën, o të zhdukemi të tërë!” ky poet i madh nuk besoj se deshirone qe populli te kaloje ne ekstrem. Ky poet duhet kuptuar ne teresine e tije. Poeti kerkon ndryshimin e jetes se popullit, progres dhe mirqenie per popullin. Dhe ketu arrihet vetem duke zhdukur “te tere” funderrinat e pushtetareve qe shkaterruan vendin dhe shtypin popullin.
    Kjo nuk behet me me lufte se pushtetaret kane fuqine, ligjet, policine,dhe sherbimin sekret, si dhe ushtrine qe mbron ata si dhe garantojne mirqenien e tyre duke shtypur popullin dhe duke pervehtesuar pasurite e kombit.
    Populli duhet te zgjohet dhe rikthehet tek kanunet popullore prej te cilave te zgjedhi kanunet qe i sherbejne atij dhe jo pushtetareve te korruptuar. Populli duhet te forcoje familjen fisin dhe shoqerine, te shterngoje radhet me njeri tjetrin dhe me votime te hapura dhe demokratike te zgjedhi bijt dhe bijat besnike dhe patriotike nga radhet e inteligjences se vete dhe te ju marre pushtetin gjithe te zgjedhurve me votime DEMON-KRATIKE. Pushtetaret e tinje te zgjedhur me vota DEMOKRATIKE do jene administratore te pasurive mbare kombetare dhe drejtuesit e jetes ekonimike dhe politike ne interes te popullit. Ne rast se ndonje pushtetar administrator do devijoj nga detyra, pushtetari te cvishet nga detyra dhe ti bashkohet tufes se pushtetareve hajdut te cilet nuk duhet te zhduken fizikisht por te lihen te lire te punojne dhe jetojne ne nje zone te mjaftueshme toke ku mundet te sigurojne jetesen me djersen e ballit. Pasurite e vjedhura ketyre pushtetareve duhet qe te ju sekuestrohen dhe ti kethehen popullit. Vetem popullit i takojne pasurite dhe jo hajduteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*