“Ose të votojmë reformën në drejtësi, ose të dorëzohemi dhe të ikim”

April 25, 2016 22:25

“Ose të votojmë reformën në drejtësi, ose të dorëzohemi dhe të ikim”

Nga Erjon Braçe / Këta nuk janë gjykatës të lartë, as të ulët. Nuk janë gjykatës fare. Tani, mendojeni pak këtë “argumentin” e Sali Berishës me armatosje për vetëmbrojtje. Mendojeni në mbrëmjen e 21 janarit.

Mbase do kishte qenë zgjidhje, apo jo? Nuk di ç’të them!!

Kam më shumë se një orë që dua të shkruaj për 21 janarin, por shoh që i kam thënë të gjitha më parë, me radhë për 5 vite!!

Më mirë kështu! Fjalët nuk kanë asnjë vlerë më! Ose drejtësi, ose asgjë! Qartë. Me këta prokurorë e gjykatës drejtësi nuk ka, nuk do të ketë, kurrë! Nuk ka pikë rëndësie se në cilën shkallë shërbejnë, janë të lartë apo të ulët! Janë njësoj, nuk janë gjykatës. Është kështu, ndaj në mënyrën më kriminale të mundshme legjitimohet që:

Një komandant i një struKture shtetërore të armatosur, të justifikohet nga një gjykatës se ka vrarë pa dashje, me armën e shtetit, mu në mes të bulevardit.

Një komandant në të njëjtën strukturë shtetërore të armatosur, të justifikohet nga një gjykatës se ka vrarë pa dashje, me armën e shtetit, duke qëlluar në mes të gjoksit para derës së Kryeministrisë.

Ky nuk është vendim drejtësie, ky është krim!!

Tani mendojeni pak këtë argumentin e Sali Berishës për armatosje të popullsisë për të legjitimuar vetëmbrojtjen! Ky kriminel kurrë nuk do ta kish thënë këtë në mbrëmjen e 21 janarit! Por ju duhet ta mendoni! Mbase do kish qenë zgjidhje, apo jo?!

Kaq! Nuk vlen më shumë! Tani ne në mazhorancë, edhe pse pa votat e mjaftueshme, ose të votojmë reformën në drejtësi, ose të dorëzohemi dhe të ikim.

Drejtësi me çdo kusht.

April 25, 2016 22:25
Komento

4 Komente

  1. kris 1 April 26, 01:04

    votat i kishit te vinit nje burre ne krye te qeveriseDhe jo vellain e Saliut.

    Reply to this comment
  2. adri April 26, 06:04

    krimineli sali berisha nuk ka bere asgje tjeter vetem se ka thene hapur ate qe ka thene ne menyre te fshehte ne 1997 ku dha urdher per te armatosur te gjitha militantet e anetaret e pd se. ky kriminel duhet te kalbet ne burg dhe jo te mjaftohet me dhjete dite perjashtim nga parlamenti. Ky kriminel qe e ka shkaterruar drejtesine shqipetare ne ate fare pike ku te gjithe gjyqtaret dhe prokuret qe jane ne shqiperi nuk i sherbejne me popullit dhe ligjit por vetem sali berishe kriminelit dhe vetes se tyre. keta gjykates ketu them per te gjiothe gjykatesit e drejtesise duke te fshikulloje burgu dhe sekuestrimi i parave dhe pronave te vendosur me gjkaune te vrareve te popullit shqipetar. Gjaku i atyre te rinjeve dhe te rejave qe jane vrare dhe po vriten nga dora e krimit cdo dite ne shqiperi dhe qe po o detyrojne pjsen me te madhe te atyre qe shpresojne per nje jete me te mire te largohenjashte shqiperise.
    Kjo eshte politika rrugacerore dhe kriminel qe ka nisur krijuar dhe kerkon qe te mbaje gjalle sali krimineli. krimet e sali berishes jane ne tropoje ku po deshmohen dita dites nga ish bodigardi i tij por se ne shqiperi nuk ka Prokuror te pergjitheshem se ai eshte adriatik llalla djali i berishes. Pastaj ketu vjen nje njeri pa soj dhe pa pike inati nje cun mamaje i rritur me gurabia ne qender te Tiranes si Edi rama me te cilin berisha dhe meta e kane kollaj te lozin dhe ta cojne nga te duan. Ne perfundim shqiperia eshte pa lider pa kryeminister.

    Reply to this comment
  3. sqapi April 26, 07:23

    he pra,ik.po ku te ikesh ti,or sqap,ti ngordh per buke andej,se nuk je i zoti per asgje.andej nuk pin uje bythelepirja,zanati i vetem qe ti din te besh.ikin shqiptaret,por ata perveshin menget e punojne me nder neper bote.por ti nuk merr vesh,por FARE ama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*