TABELAT: Skema e re për pagesat e energjisë nga OSHEE

October 16, 2015 14:57

TABELAT: Skema e re për pagesat e energjisë nga OSHEE

Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka prezantuar këtë të premte një skemë të re për pagesat e energjisë elektrike. Pas analizave të kryera, Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë ka miratuar disa paketa lehtësuese për konusmatorët, familjarë dhe biznese debitore, jo vetëm në pagesën me këste të detyrimit, por edhe mundësinë e uljes së masës së kamatvonesës.

Për më tepër, shihni skemat më poshtë:

Kategoria FAMILJAR

Skema parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave (më poshtë tabela).

Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njeherësh, i ulet kamatvonesa me 70%.

Dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e

aktmarrëveshjes për paguar detyrimin atëhere do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit.

Dokumentacioni

–         Identifikimi i klientit ose i autorizuari prej tij – Kujdes! Në rastet e autorizimeve kërkohen karta ID e të 2 palëve së bashku me autorizimin me shkrim

–        Kopje e librezës ose e faturës së fundit

–         Në rastet kur mbajtesi i kontratës në sistem nuk është i njëjtë me personin që është mbajtësi atehere kërkohet dhe dokumenti i pronësise në nje nga format ligjore të tyre që janë parashikuar në procedura

SKEMA E PAGESËS ME KËSTE – FAMILJET

Deri në:

 

–         100 mije lekë                         12 muaj/këste

–         200 mijë lekë                         24 muaj

–         300 mijë lekë                         36 muaj

–         400 mijë lekë                           48 muaj

–         500 mijë lekë                           60 muaj

–         600 mijë lekë                           72 muaj

–         900 mijë lekë                          84 muaj

–         1 million lekë                          96 muaj

–         1.5 milionë lekë                       108 muaj

–         2 milionë lekë                         120 muaj

–         2.5 milionë lekë                       132 muaj

–         3 milionë lekë                         144 muaj

–         3.5 milionë lekë                     156 muaj

–         mbi 3.5 milionë lekë               168 muaj

Kategoria PRIVAT

Për klientet e lidhur ne Tension të Ulët (TU) ofrohet pagese me këste sipas masës së detyrimit (shiko tabelën me poshte)

Produktet për bizneset e lidhur në Tension të Mesëm (TM) mbeten të pandryshuar, dmth afati maksimal i ripagesës bazuar në detyrimin ligjor për dalje nga rrjeti i OSHEE – 20 kv deri ne fund te vitit 2016 dhe 10/6 kv deri ne fund te vitit 2017

Për herë të parë, biznesit (kategoritë TU dhe TM) i jepet mundësia tu reduktohet me 50% kamatvonesa nëse paguan të gjithë detyrimin njëherësh.

 

Dokumentacioni

 

–         Kopje web e QKR të shoqërisë ose personit fizik

–         Identifikimi i administratorit të shoqërisë ose personit fizik

–         Për shpk dhe SHA, autorizimi nga organet përkatëse për lidhjen e AKM

–         Identifikim i të autorizuarit nëse ka të tillë

 

SKEMA PER PRIVATIN

Deri në:

–         200 mijë lekë                 12 muaj/këste

–         500 mije lekë                 12 muaj

–         1 milion lekë                 24 muaj

–         1.5 milionë lekë             36 muaj

–         2 milionë lekë                 48 muaj

–         3 milion lekë                 60 muaj

 

Kategoria BUXHETOR dhe JO-BUXHETOR

Bashkitë, afatet e ripagesës nuk kalojnë daten 30 prill 2019

Institucionet e qeverisjes qendrore dhe shoqeritë me kapital shtetëror afatet e ripagesës janë sipas tabelës si më poshtë.

Në rast ripagese të detyrimit total nga te gjitha kategoritë ofrohet reduktim i kamatës në masën 50%

Për lidhjen e AKM keto kategori të drejtohen në Drejtorinë Qendrore në Tiranë pranë sektorit të mbledhjes së debisë të buxhetore jobuxhetoreve – në departamentin e shitjes dhe arkëtimeve

 

SKEMA

Deri në:

200 mijë lekë                 12 muaj/këste

500 mijë lekë                 12 muaj

1 milion lekë                 24 muaj

1.5 milionë lekë             36 muaj

2 milionë lekë                 48 muaj

3 milionë lekë                 60 muaj

 

Tjetër avantazh në skemat e mësipërme është fakti se mund të lidhin aktmarrëveshje të gjithë kategoritë që kanë debit e krijuara ndaj OSHEE deri më 31 korrik.

Oferta e reduktimit të kamatës për të gjitha kategoritë është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2015!

 

October 16, 2015 14:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*