OSHEE, 30 milionë euro kredi për investime në rrjet

June 10, 2019 13:59

OSHEE, 30 milionë euro kredi për investime në rrjet

OSHEE merr borxh 30 milionë euro për investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Në Kuvendin e Shqipërisë është dorëzuar marrëveshja e huas, që do të jepet nëpërmjet bankës gjermane KfW. Kredia do të merret për një periudhë 12-vjeçare dhe norma e interesit do të jetë fikse dhe do të përcaktohet një ditë pas njoftimit ndaj KfW-së se marrëveshja është bërë efektive.

Huaja do të përdoret për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë, reduktimin e humbjeve, si dhe rritjen e cilësisë dhe të sigurisë së furnizimit me energji. Bashkë me kredinë, Gjermania jep edhe 2 milionë euro grant si një ndihmë për të financuar masat e nevojshme shoqëruese në kuadër të këtij programi.

e.t./dita

June 10, 2019 13:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*