OSHEE: Drejtori në Kukës për pak u vra pse kërkoi heqjen e energjisë një debitori

September 23, 2014 10:02

OSHEE: Drejtori në Kukës për pak u vra pse kërkoi heqjen e energjisë një debitori

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Kukës.

Sipas saj, drejtori i OSHEE në Kukës, Astrit Cengu, është tentuar të vritet pasi kërkoi të ndërpriste energjinë ndaj një biznesi debitor.

Policia tashmë ka ka arrestuar personat që e sulmuan me armë Cengun.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE dënon ashpër aktin kriminal të tentativës për vrasjen e drejtorit rajonal të Kukësit, Astrit Cengu, nga abonentë debitorë. OSHEE i kërkon organeve të drejtësisë të ndëshkojnë autorët e këtij krimi të rëndë.

Drejtori rajonal i Kukësit në OSHEE, Astrit Cengu, është qëlluar me pistoletë nga disa persona, të cilëve u ka shkëputur energjinë elektrike si debitorë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kukësit. Drejtori rajonal, Astrit Cengu, përgjatë gjithë ditës kishte verifikuar ndërhyrjen e specialistëve të OSHEE në këtë zonë për ndërprerjen e energjisë elektrike në abonentë debitorë.

Gjatë kontrollit, u konstatua rilidhja e energjisë në mënyrë të paligjshme nga pronarët e një biznesi privat.

Në momentin që specialistët e OSHEE do të ndërhynin për të shkëputur sërish linjën e furnizimit me energji elektrike, ka pasur një konflikt të ashpër mes drejtorit rajonal të Kukësit, Astrit Cengu, dhe pronarëve të këtij biznesi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe të dy personat janë shoqëruar në komisariat.

OSHEE deklaron se nuk do të tërhiqet në kryerjen e detyrave dhe misionit të saj, pavarësisht akteve të tilla të dhunës, që cenojnë rëndë jetën e punonjësve të saj, por edhe mbarëvajtjen e ushtrimit të detyrave, në kushtet e ndryshimit rrënjësor të menaxhimit të kompanisë,” thuhet në një njoftim të OSHEE.

September 23, 2014 10:02
Komento

6 Komente

  1. Pedro September 23, 11:16

    O bizneset dhe energjia.Paguan nje kioske e nuk paguajne prej vitesh Uldedaj Group, ne Lezhe

    Reply to this comment
  2. emy September 23, 12:01

    Kush shkrep armen ne kete vend nuk meriton te jetoje midis njerezve. Te rrine ne burg.

    Reply to this comment
  3. Trebeshina September 23, 12:06

    Kuksianet kane te drejte se nuk jane shpronsuar per shtepit dhe tokat qe u zuri liqeni!

    Reply to this comment
  4. mir September 23, 17:16

    e cfar sipas teje trebeshina…..duhet vrare per energjine, qe kane 25 vjet qe nuk paguajne, je ne kapitalizem lum miku……edeshe kuksin si europa

    Reply to this comment
  5. sano September 23, 18:29

    ne burg thyeresit e ligjit

    Reply to this comment
  6. Edi September 23, 18:35

    Ai qe ka qelluar mbi te eshte pronar i tokave te permbytura nga liqeni i Fierzes dhe detyrimisht asnje shpronesim publik nuk kana marre per ate toke. Eshte me e pakta qe i takon qe te mos paguaje drita ai dhe disa familje qe kane tokat e permbytura.(por jo gjithe qyteti i Kukesit)
    Pastaj nga konflikti ka degraduar deri ne perdorimin e armes. Drejtori nuk duhet te ndjeke kete pune ne menyre personale por duhet te ndjeke rruget ligjore ne rastin e rilidhjes se energjise elektrike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*