OSHEE i kthehet zyrtarisht shtetit

August 8, 2018 09:41

OSHEE i kthehet zyrtarisht shtetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)  është kthyer tërësisht në duart e qeverisë shqiptare, pasi i është paguar edhe kësti i fundit kompanisë çeke, CEZ Group, duke likuiduar në total shumën prej 95 milionë eurosh, për të cilën ishte rënë dakord mes dy palëve.

CEZ group bleu 76% të aksioneve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2008 për 103 milionë euro, por, pasi nuk plotësoi objektivat dhe humbjet e energjisë iu afruan nivelit prej 50%, Enti Rregullator i Energjisë në fillim të vitit 2013 mori vendimin për heqjen e licencës së kompanisë çeke CEZ.

Pas shumë negociatash, në qershor të vitit 2014, qeveria e Shqipërisë dhe ajo Çeke arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit, lindur në janar 2013.

Kjo marrëveshje kishte tre pika: Së pari, transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar, 76% që zotëroheshin nga CEZ, duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.

Së dyti, pala çeke hiqte dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë eurosh, të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare, shkruan monitor.

Së treti, shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që mori aksionet nga pala çeke e kontrolluar nga shteti, merrte përsipër t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë eurosh.

Kjo vlerë ra dakord të paguhej me këste deri në vitin 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë eurosh mbi principalin e rënë dakord.

o.j/dita

August 8, 2018 09:41
Komento

4 Komente

  1. Futja kot August 8, 11:00

    Kush di të thotë sa u vodhën nga kjo shumë, sa u futën në xhep, sa u dhanë rryshfet, sa u çuan në llogari offshore? Fituesit do t’i akordohet çmimi Nobel për financë/kontabilitet/ekonomi …

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic August 8, 11:03

    Shteti duhet te marre ne drejtim edhe Naften, edhe Kromin. Edhe keta dy sektore vital jan masakruar nga firma te ndryshme deri ne vjedhje masive.!

    Reply to this comment
  3. MH August 8, 12:39

    Shteti duhet te jet ZOTI i pasurive te patundeshme ashtu sec asht dhe vete populli nji pasuri e patundeshme e qe mbrohet me forcen e vete per te jetue ne perjetesi i LIRE.Te gjitha pasurit e patundeshme te kene per Zot shtetin dhe ti vihen ne sherbim popullit.Cdo devijim nga ky parim asht tradheti ndaj sovranit qe i mjelni voten.

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr August 8, 15:13

    Ne qoftese jepen me koncesion ; minierat , energjia{nafta , gazi , hidrocentralet , shperndarja e energjis elektrike), rruget , aeroportet dhe portet detare ; atehere populli shndrohet ne sherbetor per te huajt ne vendin e tij ! Koncesioni jepet kur qeveria nuk e perballon dot nji veprimtari te domosdoshme per ekonomine qofte me fonde apo edhe me afttesi ndertuse , administruse dhe financiare dhe keto duhet te jene shume te rralla ndryshe vendi shitet dhe populli mbetet rrugeve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*