OSHEE kundër EUROSTAT: Shqipëria, çmimin më të lirë të energjisë në rajon

May 31, 2018 14:03

OSHEE kundër EUROSTAT: Shqipëria, çmimin më të lirë të energjisë në rajon

Agjencia europiane e statistikave, EUROSTAT publikoi një ditë më parë çmimet mesatare të energjisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017, ku referoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimit pas Malit të Zi në Rajon, por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar duke thënë se përllogaritja nuk është e saktë.

Eurostat llogarit çmimin e energjisë elektrike ne vendet e rajonit, si më poshtë:

Mali i Zi                 10 E/100 kwh

Shqipëria             8.6 E/100 kwh

Bosnja                   8.4 E/100 kwh (me të dhënat e vitit 2016)

Maqedonia         8.1 E/100 kwh

Serbia                   7 E/100 kwh

Kosova                 6.5 E/100 kwh

Ndërsa OSHEE deklaron: “Çmimi i energjisë për Shqipërinë është 1140 lekë/ 100 kwh ose 11.4 lekë/kwh. Ky është çmimi mesatar i shitjes së energjisë ku përfshihen familjarët me 9.5 lekë / 100kwh (55% te energjisë së shitur) dhe jo familjarët me çmim që varion sipas nivelit të tensionit nga 9.5 lekë – 14 lekë/kwh.”

Në këto kushte, çmimi mesatar i shitjes së energjisë për kategorinë e familjarëve është 950 lekë / 100 kwh ose 7.1 Eu/ 100 kwh. Duke u bazuar te ky çmim, OSHEE tregon një tjetër renditje të vendeve :

Mali i Zi                 10 E/100 kwh

Bosnja                  8.4 E/100 kwh (me të dhënat e vitit)

Maqedonia         8.1 E/100 kwh

Shqipëria             7.1 E/100 kwh

Serbia                   7.0 E/100 kwh

Kosova                 6.5 E/100 kwh

s.a/dita

May 31, 2018 14:03
Komento

5 Komente

  1. Socialisti i Ndershem May 31, 15:42

    Po pse kaq budallenj pandehni se jemi.
    Kwto llogari qe thote ministri nuk kane pike vlere.
    Pagesa ne Shqiperi per punetorin eshte 22000 leke. Fatura e energjise shkon 3000 – 4000 leke.
    Ne cilin vend te botes pagesa e energjise shkon 20 -40 % te pages?
    Cfare ngelet per te JETUAR o minister?

    Reply to this comment
    • TNK May 31, 17:54

      PAGESEN E ENERGJISE NE ITALI E PAGUAJ ME 3 ORE PUNE OSE ME SAKTE 6 ORE PER DY MUAJ, SA I DUHEN NJE PUNETORI NE SHQIPERI PER TE PAGUAR ENERGJINE, DJE NE VENEZUELE BENZINA ISHTE 0.01 DOLLAR, NE MACEDONI ISHTE 1.35 DHE NE SHQIPERI 1.65 DOLLAR. PAGA MESATARE NE MACEDONI ESHTE 365 EURO NDERSA NE SHQIPERI ESHTE 290 EURO. llogarite e tjera le ti beje OSHEE DHE QEVERIA.

      Reply to this comment
  2. perkthyesi May 31, 18:22

    Se mos vetem OSHEE na rrufit nga xhepi! Ketu cdo sektor eshte nje lubi, qe po e mbajme me page, dhe na e kthen me grabitje agresive! Pse, per kete lloj ekonomie dhe rendi shoqeror paskemi enderruar me 1990? Ikem nga shiu dhe rame ne bresher!

    Reply to this comment
    • Stela May 31, 18:28

      Voto prape Ripjelljen se kete here ka mundesi “t’a mbaje fjalen”. Nuk thone kot E treta e verteta. Pastaj edhe po n’a e futi prape ne tashme u mesuam.

      Reply to this comment
  3. Arben May 31, 19:37

    Ashtu ju lumte.

    Dhembe per dhembe propogandes

    Imperialiste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim