OSHEE, masat për festën e fundvitit! Mbi 1 mijë punonjës në krye të detyrës

December 30, 2015 12:25

OSHEE, masat për festën e fundvitit! Mbi 1 mijë punonjës në krye të detyrës

OSHEE ka ngritur Shtabim Qëndror të Gatishmërisë për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike të të gjithë banorëve, duke vendosur në dispozicion të plotë 1300 punonjës.

Bazuar mbi një plan masash, ekipet e OSHEE janë pozicionuar në pikat kritike, në mënyrë që reagimi për zgjidhjen e defekteve/avarive të mundshme të jetë brenda një kohe të shkurtër.

“Fiderat qe furnizojne hidrovoret, spitalet, objektet e rëndësishme administrative, janë fidera të një rëndësie të veçantë dhe nga ana jone janë marrë masa me vendosjen e grupeve te gatishmerise dhe personelit perforcues prane tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime”, thotë Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, ing. Petraq Lika.

Sipas tij, do të bëhen kontrolle çdo orë të pajisjeve elektrike nga personeli operativ i n/stacioneve, për të parandaluar avarite e mundshme në pajisje dhe linja 35 kV, që shoqërohen me nderprerje masive të energjise elektrike.

Nga ana tjetër, kompania gjen rastin tu bëjë apel abonentëve, të jenë më eficient në konsumin e energjisë, sidomos në ditët e fundit të vitit, për të shmangur kështu ngarkesat e panevojshme në rrjet si dhe defektet e mundshme.

Gjithashtu, kompania ka vendosur në gatishmëri të abonentëve një staf të detikuar 24 orë në shërbim të marrjes së njoftimeve për raste të mungesës së energjisë elektrike.

Numri 04 22 74 141 do të jetë në shërbim 24 orësh – call center, si dhe janë vendosur të tjera numra kontakti për çdo rajon (shikoni hartën)

Më poshtë do të gjeni nr e kontaktit për secilin rajon për raste defektesh dhe mungesës së energjisë. Shërbimi do të jetë 24 orësh!

 

  • Numrat e dispecerive

 

Shkodra                                  Durrësi

022801023                              052 222 097

022801024

022801025

 

Burreli                                    Gjirokastra

069 41 46 389                         084 262 555

069 41 45 616                         084 264 465

 

Fieri

034 210 000                            Tirana

034 210 002                            042 355 269

042 355 270

042 358 888

Elbasani

069 41 46 603                         Nr Call Center

069 41 46 604                         04 22 74 141

054 221 000                        Për të gjitha Rajonet

054 221 001

054 221 002

 

harta-e-rregulluar FESTAT

December 30, 2015 12:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*