OSHEE ndalon importet, KESH anulon tenderët për shitjen e energjisë

May 10, 2019 15:20

OSHEE ndalon importet, KESH anulon tenderët për shitjen e energjisë

OSHEE ka ndërprerë përkohësisht importet energjisë nga 10 maji, dhe të paktën për 7 ditët në vazhdim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike në kaskadën e Drinit.

Edhe pse kishte kontraktuar energji nga importi për të gjithë muajin, Operatori i Shpërndarjes anuloi kontratat për periudhën 10 deri në 17 maj.

Ditët e fundit sektori energjetik kishte hyrë sërish në një situatë paradoksi, ku nga njëra anë OSHEE shpenzonte shifra marramendëse për të blerë energji nga jashtë me çmim të lartë, ndërsa nga ana tjetër KESH shiste energji tek tregtarët privatë me çmim më të ulët. Diferenca është 20 euro për megawat, por nëse kjo energji kalon te OSHEE çmimi është edhe më i ulët.

Madje, tre ditë më parë, Kesh njoftoi një tjetër ankand më të madh për të shitur rreth 39 mijë megavat orëve energji, pasi OSHEE kishte detyrim për të blerë energjinë e importit të kontraktuar në fillim të muajit. Por situata absurde që mund t’i kushtonte qytetarëve gati 1 milionë euro humbje, është shmangur në minutat e fundit.

Pas anulimit të kontratave të importit nga Operatori i shpërndarjes, edhe KESH e ka anuluar ankandin e shitjes së energjisë tek privatët. Me këtë sasi energjie tani do të furnizohet OSHEE.

Kjo është një frymëmarrje për financat e operatorit të shpërndarjes i cili ka qenë i detyruar të shpenzojë mbi 115 milion euro për të blerë energji nga jashtë në 4 muajt e parë të vitit, duke tejkaluar buxhetin e planifikuar.

Me gjithë rritjen e prurjeve ditët e fundit, situata hidrike në vend mbetet problematike. Aktualisht niveli i liqenit të Fierzës i ka kaluar 282,74 metra, rritja ditore është 30 centimetra dhe shpresat janë që deri në qershor prurjet të shtohen.

Gjithsesi OSHEE është përgatitur edhe për një skenar pesimist, i cili do të kërkonte më shumë se 200 milion euro për të garantuar furnizimin e konsumatorëve.

l.h/ dita

May 10, 2019 15:20
Komento

4 Komente

  1. dallaveret e rradhes nga milioneret e oshee May 10, 15:29

    Me sa duket drejtoret pazarxhinj te Gjiknurit qe kane zaptu Oshee -ne , nuk jane te kenaqur me pazarin e rradhes dhe mendun ti bllokojn per momentin

    Reply to this comment
    • Glaukias May 10, 16:42

      115 Milion EURO të shpenzuara për 4 muajt e parë ??? Një llogari e thjeshtë, në 1 Muaj janë shpenzuar : 115.000.000 : 4 = 28.750.000 EURO, i kthejmë në LEK : 28.750.000 x 123 = 3.536.250.000 LEK. Për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20 kw (dmth, klientët familjarë) çmimi i shitjes së energjisë është 11 lekë/kwh. Nxjerrim numrin e kwh që blejmë sikur OSHEE të blinte me të njëjtin cmim si ne : 3.536.250.000 : 11 = 321.477.273 kwh. Ne jemi 2.700.000 banorë. Tani të shikojmë sa kemi harxhuar individualisht : 321.477.273 : 2.700.000 = 119 kwh. DMTH me 115 Milion EURO të shpenzuara, shqiptarët (përfshirë edhe fëmijët), duhet të kishin harxhuar 119 kwh në muaj SECILI. Dmth, 1 familje e përbërë prej 4 personash, duhej të harxhonte 476 kwh në MUAJ që të justifikonte blerjen prej 115 Milion Euro. Dhe kini parasysh që cmimi i 1 kwh është marr 11 LEK që normalisht duhet të jetë më i ulët sepse ky është cmimi që e blejmë ne. Do pyesni ju, po bizneset ? Bizneset nuk i kam llogaritur sepse harxhimet e tyre i barazova me sasinë e energjisë së prodhuar në vend gjatë këtyre 4 muajve (normalisht duhet të jetë më e madhe sasia e prodhuar). Mbase gaboj në arsyetim por më duket se OSHEE e KESH po vjedhin me thasë e jo me një dorë…

      Reply to this comment
  2. statistika May 10, 18:26

    Hmm , abuzim me shifra rrenqethes..
    Eshte nje Shomo biznesmen qe se bashku me ish ministrin ka caktuar drejtoret kryesore ne OSHEE per interesat e veta.
    Prandaj ky institucion eshte kthyer ne vater kryekorrupsioni , ku ne menyre te ndershme nuk mund te futesh ne asnje zhvillim tenderi.
    Keshtu qe mos u habisni me abuzimet ne shifrat e lartpermendura.
    Perposh ketyre , ka dhe sabotime …

    Reply to this comment
  3. Lili May 10, 19:22

    Kur nuk kemi njereze me shku e me kontroluar prurjet, profhimet edhe shitjet , fluturojne çmimet… lkur ke njereze qe dinesa jane pturjet qeveria zbythet…e jep urdhera per anulom tenderi !0po skema vazhdon prapesate kthejme shpinen! Duhet me fituzr millionat per oligarket tone! Si nuk u revoltuan nje here shsiptaret. E me shkuar me kerkuar leket neper shtepite e ketyre horrave! Nje grusht njereze te vendosur mjaftin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*