Penalitete pas 30 Janarit për ata që nuk përditësojnë adresën

January 26, 2018 17:23

Penalitete pas 30 Janarit për ata që nuk përditësojnë adresën

Pas datës 30 Janar 2018, qytetarët që nuk kanë kryer regjistrimin e adresës së tyre do të përballen me penalitete. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

Ky regjistrim i shërben krijimit të një data baze të saktë të dhënash, që i nevojitet OSHEE-s, për llogarite më të detajuara mbi konsumin dhe furnizimin me energji elektrike.

Kjo nismë vjen si pasojë e realizmit të projektit “Një qytetar, një adresë”, bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE. Projekti ka nisur në marsin e vitit të kaluar dhe parashikon që të bëjë regjistrimet falas për individët deri më 30 janar 2018. Pas këtij afati regjistrimi, OSHEE do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

Përditësimi i kontratës
Me përditësimin/ plotësimin e të dhënave të kontratës së Furnizimit të Energjisë Elektrike me “OSHEE sha” synohet të plotësohet detyrimi ligjor dhe kontraktor, si dhe të bëhet evidentimi i saktë i të gjithë informacionit lidhur me klientin.

Qëllimi i plotësimit të formularit me të dhënat përkatëse, synon saktësimin/përditësimin e të dhënave të klientëve, në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie kontraktore e rregullt në shërbim të palëve. Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave, do të evidentohen qartë të dhënat e klientit, si dhe të objektit që furnizohet me energji elektrike dhe do të shmangen pasaktësitë e këtyre të dhënave.

Përditësimi i të dhënave mund të bëhet nga ana qytetarit apo biznesit në linkun e publikuar në faqen e internetit www.oshee.al/përditësim ose duke kërkuar takim për intervistë derë më derë.

Për çdo paqartësi ose kërkese për suport mund të kontaktohet në nr e telefonit + 355686055900 / + 355686035990. Plotësimi i të dhënave të kërkuara, përfaqëson një detyrim ligjor, referuar Ligjit Nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe kushteve të Kontratës së Furnizimit me Energji Elektrike, për klientët familjarë e jo familjarë, të miratuara me Vendimet Nr. 108 dhe Nr.109, datë 21.10.2011 të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE).

Në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale, OSHEE sh.a. i ngarkuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 16.03.2016, për përditësimin e të dhënave të konsumatorëve, do të respektojë me përpikmëri Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Në rast të mospërditësimit të të dhënave të kërkuara Shoqëria “OSHEE” Sh.A, do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

January 26, 2018 17:23
Komento

4 Komente

  1. Fatmiri January 26, 18:04

    Kur do te hiqet 100 lekeshi qe mbahet per cdo muaj per RTSH. kur ne na eshte imponuar dixhitalizimi dhe paguajme edhe 1800 leke te tjera ; pra paguajme nje detyrim te dyfishte per te njejtin objekt!

    Reply to this comment
  2. Anastas January 26, 18:58

    I marim ne telefon keta nr dhe nuk na pergjigjet asnjeri sipas jush cfare duhet te bejme ne qytetaret e thjeshte.Kam shume kohe qe pres kodin prej kater shifra po nuk duket gjikundi mund te me sqaroje njeri se ku duhet ta gjeje se te keta nr qe thoni ju harojeni se sta hap njeri telefonin.

    Reply to this comment
  3. Ilir January 26, 19:49

    I marim ne telefon keta nr dhe nuk na pergjigjet asnjeri sipas jush cfare duhet te bejme ne qytetaret e thjeshte.Kam shume kohe qe pres kodin prej kater shifra po nuk duket gjikundi mund te me sqaroje njeri se ku duhet ta gjeje se te keta nr qe thoni ju harojeni se sta hap njeri telefonin. ????

    Reply to this comment
  4. Berti January 27, 05:26

    Ky numur eshte genjeshter.I kam rene mbi 20 here dhe nuk pergjigjet njeri!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*