OSHEE: Përgjegjësja e vetme e krizës, PD-së i mbetet thjesht të paguajë energjinë që konsumon

February 9, 2015 15:40

OSHEE: Përgjegjësja e vetme e krizës, PD-së i mbetet thjesht të paguajë energjinë që konsumon

Pasi PD ka akuzuar sërish qeverinë për mbifaturimet e energjisë për konsumatorët, OSHEE i është përgjigjur duke thënë se ishte qeverisja e saj që e  zhyti  kompaninë  me një borxh 1 miliardë dollarë.

“Është shumë e shëmtuar që kush e zhyti 1 miliard dollarë borxh kompaninë, sot lufton përditë për të mos e lënë të rimëkëmbet.

Kamatëvonesat nuk i prodhoi kompania, por politika e qeverisë së shkuar që e ktheu pasurinë kombëtare të energjisë në një mall pa zot.

Për më tepër thirrje të tilla vijnë në kundërshtim me vullnetin e dhjetëra mijëra qytetarëve që kanë paguar dhe po paguajnë detyrimet, duke përfituar ulje 80 përqind të kamatëvonesave.

Politika e faljeve në mallin pa zot dështoi disa herë në të shkuarën duke sjellë më shumë vjedhje dhe më shumë borxhe.

Në akuzat e PD-së, të bëra përmes Nënkryetarit te PD-së Edmond Spaho  thuhej se lajmërimi që bëri  qeveria për pezullimin e 54 mijë faturave abuzive, nuk ishte gjë tjetër vecse pranimi i vendimit të ERE-s, për të cilat OSHEE ka sqaruar se nuk ka arkëtuar asnjë prej detyrimeve të kësaj kategorie.

 

“Sa për faturat e anuluara për 53 mijë e 900 konsumatorë, bëjmë me dije se ne nuk kemi arkëtuar asnjë prej detyrimeve të asaj kategorie.
Dhe po përgatisim një anulim tjetër, plotësisht ligjor, për një tjetër kategori konsumatorësh të ngarkuar padrejtësisht nga e shkuara.

Nga viti 2010 kur u mor vendimi nga ERE për anulimin e gjobave nga thuajse 54 mijë konsumatorëve, këta zotërinj ndenjën duarkryq e nuk lëvizën as majën e thoit për të vendosur drejtësinë në vend

Sot ankohen pse OSHEE bëri drejtësi dhe i çliroi abonentët e vet nga ngarkesa financiare të padrejta.

Këta zotërinj që sot bëjnë politikë patrullash partiake për t’i bllokuar rrugën ligjit e shtetit, njësoj siç bënë dje ku zunë rrugën e karvaneve me ndihma, janë përgjegjësit e vetëm të krizës që kërcënonte ta çonte Shqipërinë në kolaps energjetik dhe financiar.

Apeli im per qytetarët është nxitoni të përfitoni deri më 28 shkurt nga oferta e kompanisë për uljen 80 përqind të kamatëvonesës duke paguar menjëherë borxhin. Kush i dëgjon ata që e mbytën Shqipërinë dhe kompaninë në borxhe, rrezikon të mbytet në llumin e politikës së tyre.

OSHEE është kompania më e madhe shqiptare dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë të drejtë e asnjë detyrë në lidhje me kompaninë përvçse të paguajë rregullisht energjinë që konsumon sa më parë”, thuhet në deklaratën e  OSHEE.

February 9, 2015 15:40
Komento

1 Koment

  1. SuloKapedani February 9, 19:23

    HAJDUTÈT bashkè me kopenè e tyre per 24 vjet rresht rrènuan shqipèrinè dhe vazhdojne ta rrènojne akoma pa menduar pèr vrasjet qè kane bèrè,akuzojne kundèrshtarin pèr bemat e tyre por dielli nuk mbulohet as me shosh kur thote populli dhe as retè e zeza tè kohes keqe.Jeni nè zall si peshku i ngordhur pa ujè.Keni qène dhe jeni lolo ne sytè e popullit.Nuk fitohet vota duke bère maskarallèqe si ato me forumin e zi tè rinisè tuaj tè sfumuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*