OSHEE, shkarkon 234 punonjës që s’kishin paguar dritat

December 7, 2014 15:00

OSHEE, shkarkon 234 punonjës që s’kishin paguar dritat

OSHEE­ ka pushuar 234 punonjës për shkak të mospagimit  të faturave të energjisë elektrike.

Sipas administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela, operacioni kundër vjedhjes së energjisë vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa sportelet e OSHEEsë do të punojnë me orare të zgjatura për të përballuar fluksin e qytetarëve.

Administratori i OSHEE­së tha se deri sot janë finalizuar 4131 aktmarrëveshje me qytetarët, ndërsa 1122 familje kanë bërë pagesën e plotë të debisë, duke përfituar 80% ulje të kamatëvonesave. Një ditë më parë, mësohet se kanë nisur shkarkimet nga puna të punonjësve të administratës shtetërore që rezultojnë debitorë të energjisë elektrike.

 

December 7, 2014 15:00
Komento

8 Komente

  1. agron December 7, 16:20

    jam me ty,shoku dhe nxenesi im Cela,kapini dhe on line keto fytyra,qe mendjen me vjedh e kane.

    Reply to this comment
  2. Natali December 7, 16:25

    Bravo….Hajdutet nuk duhet te kene vend ne administrat….Ky vend nuk duhet te qeveriset me nga hajdutet e vjeter apo te rinj qofshin….

    Reply to this comment
  3. LIGJI December 7, 16:55

    PUNUAN KAQ VJET QYTETARET QE TE PASUROHESHIN SHPELLARET………………..!!

    Reply to this comment
  4. osheeeeeeeeeeeeeeeeeeeee December 7, 16:55

    Ngelen hajdutet duke thene kapni hajdutin.

    Reply to this comment
  5. ligji December 7, 17:20

    tè pushoen tè gjith hajdutat po tè duan tè dalin ne protest me lulushen ti shohim kèta mostra cfar halesh jam ,,,,

    Reply to this comment
  6. linda December 7, 17:36

    Hajduti i pare eshte ahmetaj qe duhet futur brenda

    Reply to this comment
  7. IQT December 7, 20:52

    Hajduti i pare eshte ky surati ne foto,per nje vit ka qene drejtor i IQT-se. E dini cfare eshte iqt-ja o njerez,eshte institucioni qe kontrollon cilesine e karburanteve dhe lejet minerare. Ne vitin 2015 oshee-ja do te kryeje rreth 90 milion dollare investime nga 150 milion qe ka dhene banka boterore. Vazhdimin parashikojeni vete.

    Reply to this comment
  8. veterani December 7, 21:38

    ROP te paftyre qe hajdutrine po e shitshin shoqerise si mencuri,trimeri,zotesi dhe prap ngelen te pa fytyre se ne vend te ju fshihen kamerave por para tyre shajn qeverine se nuk po i le qe te vjedhin aqkoma.Dilni ne protesta me saliserbin se ai ju a futi me faturat qe ja la peng edi rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*