OSHEE, të ardhurat u rritën 32%

February 13, 2016 09:48

OSHEE, të ardhurat u rritën 32%

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka publikuar të dhënat paraprake për bilancin e vitit 2015. OSHEE raporton se ka arkëtuar në total për vitin 2015 shumën prej 65,7 miliardë lekësh ndërsa në vitin 2014 ishin arkëtuar 49,7 miliardë lekë dhe në vitin 2013 vetëm 38,3 miliardë. Për 2015-n, rritja vjetore ishte 32%.

Niveli i humbjeve për vitin 2015 u ul në 31.3%. Një vit më parë ato ishin 37.8% ndërsa në vitin 2013 arrinin në 45%. Operatori i Shpërndarjes për herë të parë del me një rezultat financiar pozitiv. Në vitin 2013 rezultati financiar ishte negativ 27 miliardë lekë ndërsa në vitin 2014 negativ 4,5 miliardë lekë. Nga të dhënat paraprake, bilanci i OSHEE për vitin 2015 del pozitiv me 14,9 miliardë lekë. Lidhjet e reja u rritën me 34% në raport me një vit më parë ndërsa u instaluan 34 mijë matësa.

“Kjo situatë e përmirësuar ekonomiko-financiare ka mundësuar që OSHEE të rrisë investimet aq të domosdoshme për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. Gjatë vitit 2015 investimet ishin 7.5 miliardë lekë me fonde të OSHEE, lekë për kryerjen e investimeve ndërsa gjatë vitit 2016 me fondet e OSHEE por dhe ato të projektet të Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit energjitik planifikohet të investohen deri në 12 miliardë lekë (7.7 miliardë mga OSHEE dhe pjesa tjetër nga donatori)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

OSHEE sqaron gjithashtu se në shifrën e totalit të arkëtimeve për të tre vitet e marra në krahasim përfshihen të ardhurat nga shitja e energjisë, nga kamatëvonesat, nga lidhjet e reja, të ardhura të tjera në llogaritë bankare përfshirë dhe TVSH.

February 13, 2016 09:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*