Osmani e Pisha u zgjodhën si “koka turku” për kauzën

February 11, 2015 00:14

Osmani e Pisha u zgjodhën si “koka turku” për kauzën

Alfred Osmani dhe Arian Pisha janë dy futbollistët e parë në historinë e vendimeve të Komisionit të Etikës të dënuar sportivisht dhe moralisht pas akuzave për trukim të ndeshjeve të futbollit dhe patjetër që vendimi në mënyrë të pashmangshme është shoqëruar me një sërë pikëpyetjesh dhe mbi të gjitha përjetimesh.

Në themel duhet përshëndetur fakti që më së fundi ky Komision ka marrë një vendim konkret, por le t’i themi gjërat si janë, a besoni vërtet se këta dy lojtarë janë arsyeja, organizatorët dhe ekzekutuesit e vetëm të gjithë problematikës së kësaj natyre në këtë futboll?

Shumica e atyre që e kanë dëgjuar vendimin kanë vënë buzën në gaz ose kanë qeshur. Osmani është dënuar për komplotim të rezultatit të ndeshjes, ndërkohë që ai ka pritur së paku 5-6 topa goli në harkun e disa minutave.

Nëse ajo që më sheh syri është arsye për të marrë një vendim komploti ka qenë në uniform nga e gjithë skuadra. Përtej kësaj besoni se një portier i dytë që luan shumë rrallë ka kurajon për të prishur dhe transformuar një ndeshje futbolli aq sa të njollosë gjithë kampionatin? Duhet të jesh një kanibal i vërtet që t’ia faturosh ndërgjegjes së këtij njeriu atë që ndodhi në Teuta-Flamurtari. Edhe më qesharak ngjason vendimi për Pishën.

Ky i fundit është dënuar sepse ka lënë fushën e lojës kundër Teutës në një ndeshje të humbur 1-5 por pamjet dhe deklaratat e lojtarit janë të qarta. Ai e ka lënë fushën në shenjë proteste për mënyrën e lojës së skuadrës. Pisha pas 2 muajsh do linte futbollin dhe t’ia njollosësh emrin kësisoj nuk ngjan aspak e bukur.

Ndeshje si ajo e Vlorës ka pasur dhe patjetër që do të ketë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Në raste të tilla do ishte më e drejtë që ai Komision Etike të tërhiqej dhe përfundimisht të pranonte që jo vetëm që nuk ka sens si formë organizimi por nuk ka as kurajon për të dënuar aktorët e vërtetë.

Atë që ata vetë pasi dënuan Osmanin e Pishën i thanë me njëri-tjetrin duke gjerbur kafenë e shkurtër e shoqëruar me një tymnajë të madh duhani fill pas mbledhjes famë keqe. Dy lojtarë të futbollit shqiptarë janë masakruar në opinion duke iu atribuar shitje ndeshjes. A kanë ndopak ndërgjegje ata njerëzit e Komisionit dhe a nuk do ishte e drejtë që më shumë sesa të gjenin dy “kok turku” të dilnin e të thonin: Mjaft më, ne nuk jemi për këtë punë. Ndonjëherë në jetë duhet të jesh trim, por dhe nëse je kështu nuk ka asnjë problem.

Shihemi në vendimin e radhës së Komisionit të Etikës, vendim që me siguri do të jetë: Vendimi shtyhet për mbledhjen e radhës. Një ndjesë publike për Osmanin dhe Pishën, askush nuk e kishte me ta kur u konstatua që ndonjë ndeshje e këtij kampionati mund të mos ishte e pastër.

February 11, 2015 00:14
Komento

2 Komente

  1. Arben February 11, 06:36

    ARMANDO DUKA KRIMINEL

    E KA VENDIN NE BURG.

    Reply to this comment
  2. mëno February 12, 13:07

    Sidoqofte keta dy futbollist duhet te ndjekin betejen ligjore. Te denosh me hamendje eshte krim dhe injorance. Prandaj edhe ne si shoqeri duhet te reagojme. Nuk i jnohe fare keta futbollist por ajo qe kerkohet eshte ne radhe te pare prova dhe ndershmeria qe mendoj se ne kushtet e me siperme mungojne plotesishte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin