Osmani u drejtohet qytetarëve: Partia ime dëshiron të rrëzojë qeverinë tuaj

March 25, 2020 23:52

Osmani u drejtohet qytetarëve: Partia ime dëshiron të rrëzojë qeverinë tuaj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fuqishëm nga foltorja e Kuvendit, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës.

Ajo nuk iu drejtua asnjë prej deputetëve të pranishëm por vetëm qytetarëve, duke deklaruar se partia e saj dëshiron të rrëzojë qeverinë e qytetarëve.

Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse si kryetare e kam përgjegjësinë të ju drejtohem nga kjo foltore pasi partia ime e përkrahur nga opozita ka sjellë për votim mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë suaj të dashur qytetarë. Ndaj qeverisë së ndryshimit. Ky mocion është dorëzuar në kohën kur bota po vuan nga koronavirusi. Kjo është e pashembullt”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, 20 vite pas luftës, për shumicën e shqiptarëve të Kosovës ishte Qeveri e shpresës. Osmani ka dalë kundër partisë së saj, duke thënë nuk mund ta përkrah një iniciativë të tillë kur qytetarët e vendit po përballen me një pandemi botërore, siç është Covid – 19.

“Veprimet e pa matura politike, në këtë kohë kur qytetarët po përballen për jetë a vdekje unë nuk i pranoj dhe as nuk i përkrah. Si kryetare e Kuvendit jam përpjekur që ta mbroj cdo parim politik dhe cdo premtim të dhënë para qytetarëve tanë. Unë besoj se Qeveria ndërmjet partisë sime dhe VV-së ka qenë e zonja të luftoj korrupsionin, dhe këtë e ka dëshmuar në këto pak ditë. Prandaj nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më tepër në këtë kohë të rëndë për qytetarët sepse besoj se ne kështu braktisim vullnetin e qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Ajo iu kundërpërgjigj edhe deputetëve të partisë së saj, të cilët thanë se Osmani nuk paraqet qëndrimet e partisë së saj. Ajo deklaroi se përfaqëson vetëm zërin e qytetarëve të Kosovës të cilët besuan në “qeverinë e shpresës”.

 

e.k. / dita

March 25, 2020 23:52
Komento

10 Komente

  1. demo March 26, 01:03

    Jemi perballe nje sfide per mbijetese.
    Nuk na duhen LUXET per intriga politike te tipit Berisha.Qeni serb eshte tek dera.
    Qendrimi kritik ndaj intriganteve i ben nder Kosoves ne keto momente..
    Kurti te ktheje ne detyre ministrin e shkarkuar.

    Reply to this comment
  2. XXXL March 26, 01:22

    Lul Koqja merr shembul nga vllazni koqevare, bashke me Mona Cizmen keni rast te rrezoni Qeverine e Rames, mos e cani trapin per Covid-19 eshte per popullin, ty te intereson vetem Kolltuku i Kryeministrit.
    Kujdes nga Like Floriri, Skraparlliu i pabese se do t’a rrasin kesaj rradhe bashke me Sali Serbin, do te lene ne dore vetem tasin me pershesh.

    Reply to this comment
  3. neseba March 26, 02:29

    Bravo, Osmani, qendrim dinjitoz!

    Reply to this comment
  4. Nik March 26, 02:43

    Te lumte Zonje, ua trogeve mire vendin atyre burreceve qe fshihen pas Ise Skuthit!

    Reply to this comment
  5. mirel March 26, 04:09

    Albini te dali prape ne zgjedhje. Loja e Ramutit perfundoi 1 me zero.
    Albini i vetem perballe gjithe plerave Vucic-Ramutovic-Thacic-Mustafic..e gjtihe kurvave te serbise

    Reply to this comment
  6. fteri March 26, 06:57

    Po Z. Osmani ,parta jote të ngriti e të vuri atje kryetare parlamenti ,që të mos i dalësh kundër shumicës partisë tënde.Në moment që ke humbur shumicën ,ke humbur besimin e partisë tënde,dhe rrjedhimisht e parimishtë të shumicës të qytetarve kosovës ,votues partisë tuaj.Prishja e unitetit me Isa Mustafën është gabim ,përçanë edhe votuesit e partisë tuaj.

    Reply to this comment
  7. Tori March 26, 07:54

    Kush tha qe eshte qeveria e popullit kur e ka votuar vetem 26%.Kurti pa ardhe ne pushtet filloi nga kapricot duke mos u paraqitur presidenti per krijimin e qeverise (gje qe e ka detyrim e do apo jo presid. )ju duk vetja kryeminister pa e marre akoma qeverine.Sa vuri kembe ne karrige kerkoi te shkarkoje presidentin,shkarkoi nje nga ministrat pa i mbushur akoma 100 dite ndersa per vete kerkonte te pakten te mbushte 100 diteshin.

    Reply to this comment
  8. Neli March 26, 08:20

    Bravo Zj.Osmani, shqiptaret kane nevoje per lider te sincerte dhe te paperkulshem si puna juaj.Respekt

    Reply to this comment
  9. Shefqet Cela March 26, 13:14

    Nuk më habit ky qëndrim i zonjës Osmani.
    Tregon dinjitet dhe përgjegjësi përpara popullit në këtë kohë pandemije vrasëse masive.
    Votat që mori ajo parti i dedikohen kryesisht asaj dhe jo liderit të mbrapshtë ” historik ” dredhharak, të dyshimtë të asaj partije.
    Sapo mbaruan zgjedhjet, u mënjanua Osmani , dolli në skenë Mustafa dhe luftoi dhëmb për dhëmb për kolltuk dhe kjo interesa nacionale.
    Të lumtë trimëreshë!
    Vazhdo punën jo parttiake por si shtetare!

    Reply to this comment
  10. Trishtimi March 26, 13:16

    Trishtohem per gjendjen politike ne Kosove.
    Sapo u zgjodh qeveria e re me ne krye Albin Kurtin dhe ”aleatja” e kesaj partie popullore, qe fitoi zgjedhjet, me mire ta quaj (h)aleatja, kerkon rrezimin e qeverise, per shkak te nje ministri ”te saj”… Kjo eshte ajo shprehja e popullit shqiptar, qe per nje ”plesht” te djegesh jorganin! Ngjarja ndodh ne nje kohe kritike per shendetin e popullit, per jeten e tij, ndersa isa e compani organizojne kurthet. Si nuk e kuptojne kete situate keta njerez ”largpames”? Kane kohe njerezit tani te merren me politike? Me zgjedhje? Me fushata politike per partiçkat? Marre!
    Covid-19 po trondit boten, po i mbyll njerezit brenda, po paralizon jeten ekonomike dhe gjithçka, isa ben politike…
    Qendrimi i zonjes Osmani, pavaresisht se perfaqeson LDK ne Kuvend, njerezit duhet te kuptojne se Kuvendi nuk eshte i ises, as i LDK, por eshte i popullit kosovar, eshte i te gjithe kombit.
    Me pelqen fjala, mesazhi dhe mendimi i kryetares se KK. Eshte qendrim parimor, eshte logjik, eshte transparent, eshte i ndershem, dinjitoz dhe konstruktiv.
    Ky eshte mendimi qe duhet perkrahur dhe mbeshtetur.
    Per ti shkaterruar gjerat eshte shume e lehte. Nje keshtjelle mundesh ta shkaterrosh brenda nje dite, por rindertimi kurre nuk mund te behet brenda nje dite, as brenda nje muaji…
    Faleminderit, zonje e nderuar e KK, Vjollca Osmani per qendrimin Tuaj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim