Rama: Jam i pakënaqur me Reformat se jam i vetëdijshëm për padurimin e njerëzve

May 25, 2016 13:01

Rama: Jam i pakënaqur me Reformat se jam i vetëdijshëm për padurimin e njerëzve

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka përuruar Qendrën Kombëtare Dispeçer dhe Sistemin e ri të Kontrollit.

I pranishëm në përurim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se është krenar që “Shqipëria ka një qendër dispeçer të këtyre standardeve”.

“Në rrugën e reformave, po i kthejmë publikut atë çfarë po investojnë. Kemi hyrë në sistemin europian të monitorimit, shkëmbimit të energjisë. Ky sistem i jep fund shpërdorimit të energjisë elektrike”, theksoi Rama.

Madje Rama deklaroi se ai vetë ishte më i pakënaquri me reformat e qeverisë.

“Si Kryeministër i vendit, jam njeriu më i pakënaqur sot. Për arsyen e thjeshtë se jam i vetëdijshëm për padurimin dhe pritshmëritë e njerëzve”, tha Rama.

Gjashtë milionë euro janë investuar për ndërtesën dhe 17 të tjera për ndërtimin e sistemit të monitorimit të nën stacioneve elektrike në të gjithë vendin.

Administratori i OST-së, Engjëll Zeqo tha se “kjo është Qendra Dispeçer ndër më modernet në Europë”

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë, u shpreh se “Shqipëria është e integruar tashmë në rrjetin energjetik europian dhe investitorë të mëdhenj po afrohen falë reformave të mëdha” sipas tij.

 

May 25, 2016 13:01
Komento

9 Komente

  1. ??? May 25, 13:15

    Cfare do te te thote “Dispeçer” ne Shqip? Cfare funksioni ka kjo qender, Shperndarje? NQS se po atehere nga anglishtja I bie te jete “dispenser” dhe jo “Dispeçer”! Na mbyten provincialet!

    Reply to this comment
  2. xuke May 25, 13:21

    Ti o Rame nuk je as i pakenaqur as i paduruar
    ti je i perkedhelur dhe bythec
    Vazhdo nxirr justifikime idiote per deshtimet e tua

    Reply to this comment
  3. lame kodra May 25, 13:21

    Kujt do tia mbushesh mendjen me keto hartimet e tua, vetes tende?

    Reply to this comment
  4. opozitar i sfilitur May 25, 13:22

    Ti i pakenaqur?
    ti je thjeht i neveritshem

    Reply to this comment
  5. fieraku May 25, 13:22

    Karagjoz

    Reply to this comment
  6. [email protected] May 25, 13:34

    akoma nuk kasjellefaturat OSSH, per prillin,dhe 5 dite mbyllen pagesat familjare,
    PSE e RILINDJEe gjiknurit…………

    Reply to this comment
  7. Shoku i Klodit May 25, 13:39

    Ky eshte vertet shume rende.
    Qenka i pakenaq nga reformat qe duhet t’i bente vete.
    Tesh po e shef kur t’i beje reformat vitin tjeter populli kur te votoje.

    Kryeminister legen.

    Reply to this comment
  8. Stralli May 25, 14:21

    Cfare kuptimi ka qe Shqiperia te kete “Dispacerine” me moderne ne Europe, Stadiumin me te bukur ne bote, kur shqiptaret jane me te varferit ne Europe.

    Kjo eshte fatkeqesi, kjo eshte injorance. I ke merzitur njerezit me keq se SALIU.

    Kur do vije dita qe ju te shporeni nga politika ne ate vend? Reforma ne drejtesi eshte opium, si mesimi per fene qe do te futesh ne shkolla. Nuk mund te bejne reforma per te permiresuar drejtesine, ata qe vete e prishen. Kush e prishi ate vend? Ju raca perverse e pas viteve te nentedhjeta.

    Reply to this comment
  9. Arben May 25, 16:02

    OPO JEPI, TALL BYTHEN ME KETE MILET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*