OST: Zonat që do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet

March 19, 2015 13:55

OST: Zonat që do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka njoftuar për zonat që do të mbeten pa energji elektrike, gjatë ditës së nesërme, si pasojë e punimeve dhe remonteve në rrjet.

Përmes një njoftimi për shtyp, OST ka informuar se, do të ketë stakim për remont të linjës L 110-36 Laç 2-Laç 1 në Fushë Kuqe. Për pasojë, nesër, datë 20 mars, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, këto zona do mbeten pa tension:

-Në rrethin e Kurbinit: Komuna Fushë Kuqë’, me fshatrat Fushë Kuqe, Gorre, Gurrëz; subjekti privat “Nyje–Betoni’’; pompat e ujësjellësit të Durrësit; hidrovorët “Drojë’’ dhe ‘’Shlincë’’.

-Në rrethin Lezhës: Komuna Shënkoll-Tale, me fshatrat Rrilë, Barbullonjë, Gajushe, Shënkoll, Tale, Burgu i Shënkollit dhe hidrovorët “Tale”’ dhe “Barbullonjë”.

March 19, 2015 13:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*