Disa argumente nuk mund të preken

August 19, 2016 12:23

Disa argumente nuk mund të preken

Nga Gani Elezi – Vazhdon debati në gazetën Dita. Në qendër të tij kanë qenë disa shkrime të Adriatik Alimadhit, kryetar i sotëm i Ballit Kombëtar dhe të Andrea Stefanit, gazetar e analist i njohur. Shkrimet e Andreas e kanë bërë këtë debat më gjithëpërfshirës, më të ndjekur, për arsye se ai nuk niset nga tezat e Alimadhit, që mohojnë krejtësisht luftën dhe kontributin e PKSH, të Frontit Nacional Çlirimtar, në luftën për çlirimin e vendit, por kërkon të “ndajë”, si thotë ai, vlerat e luftës dhe kontributin e partizanëve, edhe të komunistëve, nga udhëheqja sektariste e lidershipit komunist.

Teza që edhe mund të debatohen. Edhe unë jam bërë pjesë e këtij debati me një shkrim të ditëve më parë, ku jam ndalur kryesisht në dy argumentet që sjell Andrea. Në argumentin e mungesës së lirisë qytetare, që, sipas Andreas, rezultonte nga diktatura fashiste/naziste, por edhe nga diktatura komuniste, dhe në argumentin se “sektarizmi” i lidershipit komunist ka nxitur tradhtinë e ballistëve.
Tashmë është e pranueshme, që në dritën e fakteve e dokumenteve të reja, të bëhen reflektime për të kaluarën, për historinë tonë, për ngjarje dhe njerëz të veçantë. Mund të ketë edhe rivlerësime. Por ky debat, edhe pse në kushtet e një lirie të pakufizuar mendimi e botimi nuk mund të përmbysë, të rrëzojë disa “tabu”, që janë të paprekshme. Për to po shkruaj sot.

1. Lufta Nacional Çlirimtare është epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar. Ajo e rreshtoi Shqipërinë ne koalicionin e madh antifashist botëror dhe në rradhët e fitimtarëve në këtë luftë globale. Ata që e bënë këtë luftë, partizanët, komunistët, por edhe të tjerë, udhëheqja e tyre politike dhe ushtarake, në krye Enver Hoxha, e kanë marrë vlerësimin si pjesë e kësaj epopeje. Ky vlerësim nuk mund të ndryshohet sipas orekseve te disa ballisteve apo analisteve. Ata qe e kundershtuan kete lufte, ata qe u bashkuan me pushtuesit,me nazistet, qofte edhe per “interesa kombëtare”, e kane marre ndeshkimin e tyre. Janë konsideruar kolaboracioniste, tradhtarë të luftës e të popullit shqiptar. Ky raport vlerash, ky përcaktim, nuk guxohet te ndryshohet. Edhe po të duam ballistët t’i bëjmë heronj dhe partizanët armiq, historia nuk na lejon.
2.Komunizmi në asnjë mënyrë nuk mund të barazohet me nazizmin. Këtë barazim e bën Andrea. “Më pyesni retorikisht, thotë ai, si mund ta barazoj komunizmin me nazizmin. E pranoj që bëj një barazim te tillë mes dy diktaturave dhe dy diktatoreve, Enverit dhe Hitlerit”. Pra, Andrea e barazon nazizmin me komunizmin. Guxim i madh. Prej kohësh kjo qasje është bërë metodë për të diskretituar komunizmin/ socializmin. Para Andreas këtë qasje e kanë bërë shumë të tjerë.

Është një libër, “Libri i Zi i komunizmit” që e bën kete. Madje këtu komunizmi konsiderohet si nje diktature me e egër se fashizmi e nazizmi. Per te argumentuar këtë “barazi” autorët e këtij libri nisen nga disa karakteristika të perbashketa të këtyre ideologjive, sistemeve, si është përqendrimi absolut i pushtetit, ne linjë hierarkike, eliminimi i lirive politike, dhuna ndaj disa kategorive dhe etnive të veçanta, shtimi i kapaciteteve militare dhe përafrime te tjera. Argumenti qe ata sjellin me shume ne vemendje është ngjasimi i socializmit totalitar të Stalinit ne nacionalsocializmin militarist të Hitlerit. Por po t’i studiosh thelle,qofte ne konteksin e platformave, mbi te cilat kane ardhur ne pushtet, qofte në kontekstin historik dhe veçanerisht me pasojat që të dy këta sisteme sollën për njerëzimin, nje barazim i tille eshte fare i palogjikshem.

Fashizmi erdhi si emergjencë e borgjezise së madhe per ruajtjen dhe ekspansionin e kapitaleve të saj, erdhi me sllogane qe vinin ne plan te pare idene e kombit dhe te racës supreme. Ndërsa komunizmi erdhi si alternativë për të krijuar një rend te ri human, më të përparuar. Nuk mbështetej ne teori të kombeve te favorizuara, perkundrazi shpalli synimin e fitores se socializmit ne shkalle boterore. Edhe per nga pasojat qe sollen keto sisteme nuk mund te barazohen ne asnje menyre. Fashizmi, përfaqësuesi më agresiv i kapitalit, solli luftën e dytë botërore, e cila rezultoi me pasoja katastrofike per kombet dhe shtetet qe e perjetuan atë. Ndërsa shteti i pare socialist, BRSS nga viti 1917 deri në fillim të luftes së dytë, dhe sistemi socialist pas kesaj lufte, kishte te tjera synime, të tjera arritje. Me gjithe kufizimet qe rezultoi ai ne lirite e individit, në liritë politike, fetare, ne problemet e ekonomike e financiare, komunizmi ne asnje rast nuk është bërë shkaktar i luftrave shkatërruese për shtete e kombe të tjera. Edhe fitorja mbi fashizmin, në maj 1945, festohet si fitore mbarëbotërore, mbarë qytetare. Ndërsa “fitorja” mbi komunizmin, nuk është e kësaj përmase dhe nuk festohet kështu. Edhe kjo është nje tabu.Sado te mundohen, nuk do mund ta rrezojne edhe këtë tabu.

3. Enver Hoxha nuk mund te barazohet as se si me Hitlerin. Edhe kjo është një lajthitje e madhe e Andreas. Tjetër ishte Hitleri. Ai e futi Gjermaninë, Europën, gjithë botën, në një nga luftrat me shkatërrimtare. Fashizmi, veçanërisht nazizmi, beri genocid te papare mbi disa kombe, raca, si bëri me hebrejte, me sllavet dhe me popuj te tjere. Edhe me popullin shqiptar. Projektues dhe realizues i këtij genocidi ishte Hitleri. Ai ishte sadist. Këtë natyrë sadiste na e sjell ne vemendje nje nga bashkepunetoret e tij te afert, Herman Raushing. Në librin “Zëri i shkatërrimit” ai na sjell në kujtesë një fjalim të Hitlerit. “Ai, Hitleri, shkruan Raushing, vazhdoi: Më e pakta qe mund te bejme është të mos lejojmë futjen e gjakut të racave te tjera ne trupin e kombit tonë. Une e pranoj qe rreziku i ketij kercenimi te huaj nuk do te pakesohet ne qofte se ne te ardhmen jo te largët, ne do të pushtojmë territore me nje perqindje të lartë popullsie sllave, prej së cilës ne nuk mund te ndahemi aq shpejt… Ne jemi të detyruar te shfarosim këtë popullsi.…Kjo ben pjese ne misionin tonë të ruajtjes së popullsise gjermane. Ne do te na duhet te zhvillojme tekniken e shfarosjes se popullsisë…”. Ky ishte Hitleri.

Deri tani as Stalini, një nga më të kritikuarit për kufizimet e sistemit socialist/komunizmit, për spastrime politike e nacionaliste, etj, nuk është krahasuar me Hitlerin. Aq më pak mund të vesh shenja barazimi mes Enver Hoxhës dhe Hitlerit. Edhe përkundër efekteve të luftës së klasave, “dhuna” e Enver Hoxhës nuk ka shkuar asnjëherë në nivele të tilla. Andrea e bën këtë barazim. Ai e di. Por gjithëkush e ka në mendje se kush ishte Hitleri dhe kush ishte Enveri.

August 19, 2016 12:23
Komento

13 Komente

  1. TJ August 19, 12:58

    E dashur gazeta Dita! Ju lutem botoni komentet! Nuk ka ofendime vetem te verteten sipas meje! Ju dhe Stefani por edhe artikujshkruesit nuk keni njohurite e nevojshme per te shkruar historine! Nuk e kuptoj zhvendosjen e vemendjes nga reforma ne drejtesi ne ate te rishikimit te historise nga diletante!

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 August 19, 13:09

    në fakt i çuditshëm por shpesh i pa prekur është:
    përse tërë kjo egërsi persekutimi ndaj atyre që filluan L2B dhe jo për ata që filluan shumë luftëra të ndryshme para L2B??
    e njëjta gjë dhe për bashkpuntorët e tyre!!
    sidomos persekutimi ka qënë më i madh,për të mos thënë vetëm në europë!!në japoni nuk ka,ose ka pak persekutim!!
    fakti është i thjeshtë!nëse deri para L2B kemi pasur luftëra për zona tregëtare,për shtrirje pushteti,me fashizmin dhe sidomos nacionalsocializmin patëm një ndryshim rënjësor!!patëm dominimin e rracës!!kjo e theksuar jashtëzakonisht në nacional socializmin gjerman!!
    në L2B nuk kemi më një politikë të mëparshme për tregje por një politikë raciste shfarrosëse!!kemi një ideollogji jo njerzore!!një ideollogji që u përkrah nga një pjesë e njerëzve që jetonin në shtetet që u pushtuan nga gjermania!!e njëta gjë ka ndodhur dhe në shqipëri!pavarsisht se nuk kishte të njëjtat dimensione si në beneluks dhe francë,por prapë pati boll!!
    akoma sot ka mbështetës të kësaj idiotësie!akoma njerëz pa një copë truri në kokë vazhdojnë ta mbështesin këtë teori çnjerzore!më e keqia është se në mes të këtyre njerzve idiotë ke të tillë që me një siguri prej 100% në kohën e hitlerit do të kishin përfunduar të gjallë në krematorium!!
    ky është paradoksi njerzor!!
    kjo është ajo që kërkon gomari andrea!!
    kërkon liri fjale për vete dhe kur e kundërshton nuk të lejon të liri fjale!!
    karabushi stefani që askush nuk ja ka mohuar të drejtën e fjalës duhet të ketë kaluar ndonjë tronditje psikike!!sidoqoftë ai poe e tregon me fjalën e tij,nivelin e tij!!
    arsyetimet e tij në të tërë këto shkrimet e fundit,reagimet e mëpasme të tij,më shtrëngojnë ta vlersoj për një copë gomari!!
    tërhiqem nga ky vlersim po të vërtetohet ajo që kam thënë shpesh për këto shkrime!!
    po qe se është kështu!?
    i jap vlersimin maksimal!!
    shumë i zgjuar!!

    Reply to this comment
  3. Mikonjani August 19, 13:10

    Kjhgfiutckd

    Reply to this comment
  4. Andrea (jo Stefan trapi) August 19, 13:19

    Ky debat eshte i kote pasi eshte ceshtje e zgjidhur prej kohesh.Dihet kush ka qene Shqiperia dhe ruga e saj e mundimeshme per pamvaresine.Ne rrethanat e krijuara te viteve 1938- 1939 si dhe pushtimi nga italia fashiste doli fare qarte se kush qene paria e kombit te cilet moren pjese ne kororezimin e mbretit nga Italia.Dalja e partise komuniste ne skene ishte zgjidhje e kohes si kudo ne mbare boten,prandaj z.Andrea e ka te qarte kete si profesor i M.-L.Lufta e dyte boterore ishte shansi i dyte i per ballin e kombit qe te zgjidhnin o me ata qe luftonin nazi-fashizmin ose bashkepunimi me pushtuesin.Pra nuk eshte faji i Enverit qe keta kriminele u bashkuan me pushtuesin por ishte makuteria e tyre per te mbrojtur pasurine.Kjo e fundit ishte arsyeja kryesore dhe thelbi i bashkimit te krereve te ballit me fashizmin dhe jo se luftonin per demokraci e pordhe me rigon.Populli i thjeshte u bashkua me clirimtaren se i njihte keta laro qe ju pinin gjakun pa meshire.Nuk ishte Enveri qe shiste troje por nje mbrojtes i shkelqyer dhe diplomat kalibri qe me nje popull pa aresim me nje vend te shkateruar nga lufta ju tregoi vendin qe nga monarko fashistet greke dhe deri tek superfuqite qe silleshin me vendet e vogla sikur lonin poker.Duke pare llogjiken e Andreas duhet te themi se ishin goditjet e pa nderprera te shovenisteve serbo greke te mbeshtetur nga perendimi qe e detyruan ENVERIN qe nen frymen e luftes se klasave te shkateronte vatrat kriminale dhe bashkepunetoret e tyre.Pra eshte nje justifikim me se korekt per te mbrojtur fitoren e nje kombi.E per te mos u zgjatur shume o Andrea aty ku ti llapaqen mundohesh te hedhesh balte thyen hundet pasi ENVER HOXHA eshte legjende e ketij kombi dhe eshte 100% merite e tija qe ne sot jemi shqiptare.Ngushellime dhe sherim te shpejte.

    Reply to this comment
  5. demo August 19, 13:26

    Autori nuk e ka as kulturen ,as staturen, te polemizoje me argumenta per debatin ne fjale.Shko mbaja kete fjalim veteraneve te koop.bujqesore

    Reply to this comment
  6. mateo August 19, 13:29

    Po gomar eshte!

    Reply to this comment
  7. logjika August 19, 13:54

    Une pranoj te hesht ne te drejten time se me injorancen e sotme qe krijoi dhe rrymen Stefani, nuk dua te shqetesoj as veten e as te tjeret. Bota eshte kjo qe eshte, ndersa Andrea me duket ka ikur para kohe ne ate bote.

    Reply to this comment
  8. MH August 19, 13:56

    Papa Gjon Pali i dyte.
    Ka deklarue me gojen e vet:
    Komunizmi asht rend shume i mire.Por asht UTOPI.
    C’ka nenkuptohet qe po te arrihet,ia kalon per nga zhvillimi shoqerore dhe urtesise se kishes shejte.
    Origjinal mund te deklaroi dhe une.Besimet fetare jane te mira por UTOPI,pa gje konkrete ne zhvillimin shoqerore.Popujt jetojne ne mjerim dhe shume ne munges lirie edhe pse besojne ne Zot dhe i luten dite-nate,ore e minut.Askund nuk ekziston qetesi ne mbar boten sic ekzistonte ne diktaturen e “Hoxhistesh”.

    Reply to this comment
  9. Guri Naimit D(Dh.Xh) August 19, 14:02

    Paci miresi z. Gani Elezi sa shkruani.
    Ju pershendes i nderuar Gani Elezi,keni folur si duhet folur. Ju lumte. Besoj se kjo duhet te jete deviza e komenteve dhe diskutimeve te me vonshme,pavaresisht se secili ka te drejten e shprehies,po cdo gje me llogjike e, do te thosha ta mbyllin kete koment me sa shkeuani Ju. kjo eshte e gjitha.
    Vendi yne ka shume per te zgjidhur e kjo behet,per ti penguar ato.
    Paci miresi se miresi ofroni.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  10. Niko Shpiragu August 19, 17:14

    E pershemdes autorin qe flet pak dhe sakt.

    Reply to this comment
  11. vjola August 19, 19:30

    Te lumte

    Reply to this comment
  12. haku August 20, 11:01

    Te rralla jane shkrimet historike te cilat bejne vetem pershkrimin e ngjarjeve ashtu sic ndodhin e vleresimet t’ua lene lexueseve. Nje serb na ze per te madhe faktin se ne ne nje tubim ku foli Mustafa Kruja ne Kosove i aplouduam Hitlerit. Ky person kishte harruar faktin tjeter:PSE??? Pse kosovaret e donin me teper Hitlerin se Pashiqin. PSE??? Hitleri nuk i hodhi 3.000 shqiptare ne Vardar te Shkupit e as 5.000 shqiptare ne Lumbardhin e Prizrenit dhe nuk i deboi gjysmen e shqiptareve jasht trojeve te veta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*