Ozzy Osbourne pranon që droga dhe alkooli i kanë dëmtuar memorien

July 30, 2016 21:03

Ozzy Osbourne pranon që droga dhe alkooli i kanë dëmtuar memorien

 

Ai nuk ka pasur sekrete për jetën të shthurur, por tani Ozzy Osbourne ka pranuar se memorja e tij është aq e dëmtuar nga alkooli dhe droga, sa që nuk mund të kujtojë as ditëlindjen e fëmijës së parë.

Këngëtari tha se nuk ishte i sigurt nëse kishte lindur në vitin 1971 apo 1972, kur gruaja e tij e parë kishte sjellë në jetë vajzën e madhe Jessica.

“Unë mendoj se ka qenë në 1971? ‘72? Në të vërtetë nuk e di. Do e gjej këtë për ty”, tha ai gjatë një interviste për revistën e ‘Rolling Stone’.article-0-0BC2E3D700000578-647_468x669Vitet kur ai merrte drogë, e kanë lënë të paaftë që të kujtojë pjesën më të madhe të ngjarjeve të jetës, si në kohën kur ai u përpoq të mbyste gruan e tij aktuale, Sharon.ozzy-osbourne-sharon Kjo ndodhi në vitin 1989, pasi këngëtari kishte pirë 4 shishe me vodka. Madje, ai ka qenë aq i paaftë sa të marrë edhe një patentën, sepse jeta e tij ka qenë shumë e rrëmujshme. 62-vjeçari Osbourne, ishte këngëtari kryesor i grupit rok ‘Black Sabbath’, për më shumë se 30 vjet.Ozzy-Osbourne-London-1991-billboard-1548-650Legjenda e muzikës u rehabilitua të paktën 10 herë për të lënë drogën, por me vështirësi ia arriti qëllimit. “Unë nuk pi, nuk marr drogë, nuk pi cigare”, tha këngëtari. Madje tha se ka marrë edhe patentën. “Është një lloj lirie. Unë nuk mund t’i jepja më parë makinës”, mbyllet rrëfimi i tij.promoted-media-optimized_571cf947425aa

July 30, 2016 21:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*