Pa bojkot, pa fletë të pavlefshme votimi

(Pjesa e parë) June 15, 2015 15:04

Pa bojkot, pa fletë të pavlefshme votimi

Arben Duka

 

Shkrova kur filloi fushata,
nuk do mbaja anën,
po përsëri Luli Bashës,
s’mund t’ia lëmë Tiranën!

Halimin nuk e kam ngarë,
në gazetën tonë,
po që është ai në garë,
s’më intereson!

Po unë nga krahu i djathtë,
nuk votoja kurrë,
dhe sikur të qe e majta,
pa kandidaturë!

Po tani atë e kemi,
goxha energjik,
gjersa e ka zgjedhur Rama,
do votoj dhe pikë!

Nuk është flori i kulluar,
ka edhe të meta,
po kundra s’i kemi shkruar,
as unë-as gazeta!

Erioni në zgjedhje solli,
një tjetër standart,
ndaj qëndron përballë Halimit,
disa herë më lart!

Shqipëria është e majtë,
është provuar gjatë,
këtu e majta fiton,
pa bërë hiç fushatë!

S’është çudi që janë ngritur,
në fushatë të tërë,
Rama kërkon që fitorja,
të jetë shumë e gjërë!

Rama pushtetin vendor,
e do krejt të tija,
që mos pengohen reformat,
që ka qeveria!

Kur qendrori dhe vendori,
janë në një drejtim,
vendi do eci më shpejt,
nuk ka diskutim!

Në mënyrë hipotetike,
po fitoi PD,
zagarët e zagarepsur,
nuk do mbahen më!

Ditë e natë, e natë e ditë
do na hakërrohen,
po ne mirë e dimë të gjithë,
që ata s’durohen!

Ata s’mbahen as tani,
që s’kanë gjë në dorë,
le pastaj Zot – o Zot,
t’u varësh këmborë!

Më thonë-ka socialistë,
shumë të zëmëruar,
se nga qeveri e tyre,
jo mirë janë trajtuar!

Dhe unë i kam ca marrëdhënie,
gati në skandal,
po të majtës-në votime,
kundra nuk i dal!

Në këto afro dy vjet,
ajo ka punuar,
po tani të gjitha punët,
i ka nëpër duar!

Kur mendoj kë kemi pasur,
ziej nga inati,
po tani është kohë e kostos,
jo kohë rezultati!

Miq të rinj e miq të vjetër,
që kishim partinë,
kjo votë duhet patjetër,
për vazhdimësinë!

S’ësht’ kohë për të bojkotuar,
as të gjithëve vizën,
se çdo votë e gabuar,
do thellojë krizën!

Thonë-Rilindja një mësim,
sot e meriton,
po mësimi dhe pësimi,
përmbi ne rëndon!

Rama thotë se nga reformat,
do ndodhin ndryshime,
në nivelin e jetesës,
do ketë përmirësime!

Për ca kohë ta shtyjë inatin,
këtu çdo njeri,
për dy vjet këta do japin,
vërtet llogari!
(Vijon nesër pjesa e dytë)

(Pjesa e parë) June 15, 2015 15:04
Komento

13 Komente

  1. emigranti June 15, 15:34

    KUR QENDRORI DHE VENDORI, JAN NE NJE DREJTIM VJEDHJET DO BEHEN ME SHPEJT NUK KA DISKUTIM………ahahahahah,kjo quhet BEJTE E MENGJER.

    Reply to this comment
    • ben tirona June 16, 12:39

      Ky njeri vetem sa ushqen vuajtjen dhe i sherben kauzes se realitetit te poshter varferor shqiptar.
      Eshte per te ardhur keq,qe akoma shkruan dhe i jepet vend ne gazete.
      Per te vetem e majta te jete ne pushtet,por ska rendesi realiteti dhe fakti qe ne mbetemi me te korruptuarit dhe me te varferit ne Evrope.
      Dikur thonin se shkrimtaret i paraprijne se rese,te me falni por ky njeri vazhdon te himnizoje qendrimin ne vend.

      Reply to this comment
  2. liqeni June 15, 16:40

    …….edhe une me mendimin tuaj jam,por nje shkrim te qendisur per ISSH duhet i dashur koleg,………..

    Reply to this comment
  3. LOVE June 15, 17:51

    dhe ne u qame kot nga pensioni i mamit ,se fiqte i beri recel
    me pensionin e mamit thjesht perdori nja 2 kala
    po me Vili Vilin dhe me Becchetin e bleu TR ….megjithse per te blere Tiranen ,duhet sh.pak
    mjafton te shikosh surratin e ketij me siper …kta jane te blere gjithmone
    e ke parasysh ate frazen : “Derisa vdekja te na ndaje ?” …
    pergjigjet A.Duka :Une jam vdekja 😛

    Velina e Ajoles do fitoje
    Mmmmmmeta i bindi te gjithe …mos te shesin voten
    Pppppppoeti thote prisni dhe dy vjet , nuk keni vdek akoma …do dhe 2 vjet
    [mos u lodh neser , se dhe kur te tregojne yjet ,ti gishtin do shikosh , je/ni
    RILINDIOT !

    Reply to this comment
  4. lato June 15, 18:51

    Kur pritem 25,pse mos presim dhe 2 vjet.

    Reply to this comment
    • LOVE June 15, 19:21

      lato
      po qe per te pritur ,ti mund te vdesesh dhe me bisht ,po cfare te bejme ne qe na ka fajin gjeografia , pse lindem ne te njejtin vend ,ketu eshte gjithe problemi
      bej ndonje kerkim ne internet dhe gjej Sindromen e Stokholmit
      po nuk e gjete ,me shkruaj se une do ta spjegoj …me qetesi dhe dashuri 😛

      Reply to this comment
  5. Sallakja June 15, 21:48

    Po mire, eshte rilindiot, c’te keqe ka ?
    Ne nje te ardhme mund te ndroje ide.
    Edhe ti ishe rilindiote, apo te ka dale nga mendja ?
    Tani ke ide te tjera……..brava.
    Diceva Montanelli:
    I principi restano, le idee invece cambiano…

    Reply to this comment
    • LOVE June 16, 06:35

      ne nje te ardhme do nderroje ide ??
      pse ti e ke lene komunizmin ? une nuk kam qene asnjeher ne skuadren tende 😛
      dhe as te ketyre me siper
      “Gli uomini non sono prigionieri del loro destino ,
      ma solo prigionieri delle loro menti ” Roosevelt

      Reply to this comment
      • Sallakja June 16, 12:28

        Natyrishte qe nuk ke qene ne skuadren time
        Li, cè gente di un certo livello. Per persone semplice
        non cè posto. Tu non sei male,male. Hai un difetto pero,
        suoni sempre la stessa melodia sentirla spesso, diventa
        noiosa.
        Quella di Roosevelt è propio per te. Lo sai quella della lingua,
        dente,malatto ect.
        Io non sono più comunista, ho cambiato, adesso sono
        marxista-leninista e sarò fino a dicembre, poi non lo so.
        Forsediventerò Buddista Cambio spesso è bello,e per di
        più molto eccitante.
        Provohe do me japesh te drejte……….come sempre.

        Ah, cambia s’to cazzo di Love !

        Reply to this comment
  6. kris 1 June 16, 04:02

    prape e drodhe o shejtan
    qenke bere politikan
    me kuraje deklaron voten
    piktori te lyen rroten
    eshte i majte piktor ziu
    sa i djathte ish Saliu
    votoni o kokepalare
    keni shume per te pare
    ju thote djali i Lunxherise
    eshte e kendeshme pick e dhise

    Reply to this comment
  7. Arben June 16, 06:30

    Po tani atë e kemi,
    goxha energjik,
    gjersa e ka zgjedhur Rama,
    do votoj dhe pikë!

    Tamam! C’na duhet ne te mendojme me kokat tona! E zgjedh Rama dhe pike!!!!!! Tamam po behemi vendi me demokratik me koncepte pluraliste ne Evrope….

    Reply to this comment
  8. METEH June 16, 07:51

    Te pergezoi Z.A.DUKA,je i madh.Ka votues te lekundur qe nuk i preferojne reformat e Rames se jane mesuar te vjedhin dritat,ujin,toke,te ndertojne pa leje,etj dhe kur degjojne LULIN per heqjen e taksave kur te behet Kryeminister-u behet qejvi dhe lekunden ne mendime e veprime.Ndaj poezia jote godet ne shenje edhe ata te Lulit,qe te mos i genjej mendja se ky mund te vij ne pushtet-shpejt,por pas 20 vjetesh,athere Rama do ket bere mrekullira,pasi per 18 muaj ka bere ate qe nuk eshte bere qe nga 91,92..!

    Reply to this comment
  9. Lleshi June 16, 10:00

    Nga miliardat qe vjedhin
    s’eshte veshtire nje kocke te hedhin
    deri tani s’e kane bere
    ndaj duan te ikin te tere !

    Kur e them deri tani
    flas per 25 vjet
    ne te shkreten koloni
    nuk behete jete !

    Pra thjesht problemi s’qendron
    tek e ujkut meshire
    derisa populli voton
    Dhe nuk zgjedh asnje te mire !

    Kur njerezve tu kthehet vota
    edhe gjetja e kandidatit
    atehere do na shikoj bota
    jo me fytyren e lugatit !

    Vota kur nuk zgjedh njerine
    nuk ka asnje vlere
    Forcon veç kolonine
    me jeten e popullit sketerre !

    Keto jane ligje te natyres
    nuk te shpeton dot fantazia
    Na ka rene pjese e mynxyres
    Rrofte e qofte kolonia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*