Kosova nuk dorëzohet, tre gola dhe shumë zemër në Angli

September 11, 2019 00:30

Kosova nuk dorëzohet, tre gola dhe shumë zemër në Angli

Ndeshja nisi që në sekondat e para, me një gabim në mbrojtje të anglezëve, ku Muriqi përfitoi e nxori Valon Berishën vetëm me Pikford, e lojtari i Lacios nuk fali.

Por, ky gol vetëm sa zgjoi vendasit, që në të 8-tën barazuan me Sterling.

Herri Kejn shënoi me të majtën golin e përmbysjes në të 19-tën, ndërsa më pas i pafat ishte Vojvoda që e çoi topin në portën e tij në minutën 38-të.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Xhejdon Sanço, talenti i Dortmundit që shënoi dy herë, duke i çuar në 5-1 shifrat.

Edhe pse në një disavantazh të thellë, “dardanët” nuk u dorëzuan.

Në minutën e 49-të, Berisha mori sërish një pasim të bukur nga Muriqi, dhe brenda zone shënoi të dytin personal.

Në të 55-tën, ishte radha e Muriqit për të shënuar. Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Meguajër, i bëri faull brenda zone, dhe nga pika e bardhë nuk gaboi shtatlarti i Fenerbaçes.

Vlerat e tij i tregoi edhe portieri Aro Muriç. Në të 65-tën, Kejn kishte mundësi të shënonte të pestin nga pika e bardhë, por gardiani i Kosovës ia priti mrekullisht.

Deri në fund, nuk pati më gola, dhe Anglia fitoi me shifrat 5-3, por përballë një Kosove që ëndërronte deri në momentet e fundit.

Tashmë, grupi kryesohet nga Anglia me 12 pikë, ndjek Republika Çeke me 9 pikë, dhe Kosova me 8 pikë.

d.a. / dita

 

September 11, 2019 00:30
Komento

6 Komente

  1. Aliu nga Selenic September 11, 02:36

    I LUMTE dARDANISE AJO SE SHPEJTI DO TE JETE SKUADRA ME E MIRE NE bALLKANIN PERENDIMORE.!

    Reply to this comment
  2. Arben September 11, 05:03

    Kosova do te kualifikohet

    Reply to this comment
  3. Land September 11, 08:53

    Kosova tregoi ne fund se nuk eshte kafshate qe pertypet lehte.Anglezet kuptuan se ndeshja ne Kosove nuk do te jete e lehte, Ju lumte djemave te Kosoves, jane ekip ne ngritje , me seder dhe serioze do krijojne e eksperiencen e nevojshme me ekipet e medha dhe uroj ti shohim shpejt si ekip nga me te miret ne Europe, ata luajten si te barabarte . Sot na bene krenare me lojen e tyre , eshte nje rezultat dinjitoz qe do ta kishin zili ekipe me emer.
    Nje bravo per Kombetaren e Shqiiperise qe na gezoi pa mase, por qe presim shume pune dhe stabilitet prej saj.

    Reply to this comment
  4. Dash September 11, 11:23

    Duhet kolauduar mbrojtja urgjentisht se ne ndonje situate dukeshin shume naive ne mbrojtje….eshte gjithmone Angli dhe deri ne dy tre gola mund edhe ti marresh keshtu minimumin barazimin duhet ta kishin ne xhep , se ti besh tre gola Anglise ne shtepine e saj seshte kollaj…..sidoqofte bravo

    Reply to this comment
  5. Emigrant September 11, 12:36

    E ben Angline qe ne minutat e fundit te vononte lojen si ekip legen

    Hahahaaa

    Bravo kosova

    Reply to this comment
  6. demo September 11, 20:19

    Kjo eshte Kosova.Qe nuk dorzohet.Ky eshte shpirti Dardan,Beteja Kacanikut,Beteja Drenices,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*