Pa grevë urie, vdes për të ngrënë!

May 26, 2014 14:18

Pa grevë urie, vdes për të ngrënë!

Vargje të nënshkruara

Ismail Xhaferi

 

Bashkoju shok’ me ne në çetë,

Grev’e urisë tani na pret

Greva ka ditë që ka filluar

Sali koburja ka urdhëruar.

 

Bashkoju shokë, ji solidarë

Se edhe Luli na do ushtarë

Bashkoju shokë dhe kot mos rri

Grevë e urisë nuk njeh kufi.

 

Bashkoju shokë se s’ka si sot

Xhepat e mbushur dhe barkun plot

Këtij Edvinit t’i ngrim’ timonin

Është bomb’ tymuse për opinionin.

 

Të bëjmë zhurmë sikur bëjm’ namin

Të ulim barkun, të heqim dhjamin

Është rast i mirë të ulim peshën,

Se në 8 vite vodhëm sa deshëm.

 

S’jemi të majtë që ulin kokën

Kur dhe pastrueset nga puna hoqëm

S’jemi të majtë u kthye guna

Dhe roje nate hoqëm nga puna.

 

Si socialistat nuk mund të rrim’

Ne mijëra njerëz nga puna fshim’

Hoqëm sa deshëm, e çmendëm botën

Dhe ata bënin greva për votën.

 

Ne nuk durojmë të ndryshoj rrota

Vjedhim në zgjedhje me mijëra vota

Bashkoju shokë ju bëjmë lutje

Ku do të vjedhim tani e tutje?

 

Bashkoju shokë siç kemi thënë

Pa grevë urie… vdes për të ngrënë!

 

May 26, 2014 14:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*