Pa një brez idealistësh Shqipëria do shkojë keq e më keq!

February 5, 2019 10:27

Pa një brez idealistësh Shqipëria do shkojë keq e më keq!

 

Pavarësisht kohës që jetuam,

e pavarësisht rendit komunist,

ne me ndershmëri jetën e jetuam,

dhe kemi qënë një brez idealist!

 

Idealizmin nuk e ka askush në gen,

ai formohet në vitet e edukimit,

pa idealizëm asgjëkund nuk gjen,

qoftë edhe një hap të njerëzimit

 

Shpesh herë kam menduar unë,

se si do të qe një Botë pa ideale,

në mënyrë figurative pak a shumë,

ajo do të qe varreza më e madhe.

 

Idealistët janë simboli i së mirës,

të thjeshtë po madhështorë si male,

ata në mesin e errësirës,

mendojnë si të ngrenë hidrocentrale.

 

Idealistët mendojnë se si Atdheun,

ta bëjnë të mirë e më të mirë,

ndaj një vend që idealistë s’ka,

bëhet si këtu-një shkretëtirë.

 

Idealistët janë njerëz të sakrificës,

për fatin e tyre nuk përkëdhelen,

dhe kur pushteti është në dorën e tyre,

të drejtat e të tjerëve kurrë s’shkelen.

 

Edhe tek ne sundon kapitalizmi,

që ushqen përditë krime të mëdhaja,

ka dhënë shpirt çdo lloj idealizmi,

dhe si përbindësh na sundon paraja!

 

Ditën që kazma ju vu arsimit,

kur u rikthye analfabetizmi,

u shemb shtylla më e fortë e edukimit,

ku brumosej dhe idealizmi

 

Dimë që janë me mijëra studentë,

që notat i blejnë me para,

nesër ata shtetin do drejtojnë,

me dije të marra badihava.

 

Nuk besoj se po them ndonjë skandal,

që s’shoh tek ata as hijen e idealizmit,

ngaqë s’kanë kulturë e dituri,

kanë veshur kostumin e nihilizmit.

 

Idealistë s’mund të jenë të tërë,

se do të ishim ylli i Planetit,

po do mjaftonin dhe njëqind të kishim,

në punët  kryesore të shtetit.

 

Mos u çudisni-kaq do na mjaftonin,

të bëhej Shqipëria si gjithë Bota,

pjesa tjetër do të kompensohej,

me ligje të drejta dhe të forta!

 

A.DUKA

February 5, 2019 10:27
Komento

8 Komente

  1. vjola February 5, 14:50

    Pa ide ose idealizem nuk ecet perpara .

    Reply to this comment
  2. Arben February 5, 14:58

    Nga fitorja ne fitorje o shoku arben,

    kaq edukate, kulture dhe njohuri na la partia jote

    me enver serbin ne krye

    Reply to this comment
  3. Niku February 5, 15:31

    Pikerisht kjo I mungon kesaj klase politike, prandaj Shqiperia nuk ecen perpara si duhet. Politikanet e sotem per ideal kane parane, dhe thone pas meje u befte qameti. Populli duhet te votoje idealistet qe gjerat te vijne ne rrugen qe duhet dhe jo ata qe shkateruan industrine pas viteve 90-te.

    Reply to this comment
  4. Orteku i Fekenit February 5, 16:20

    Arben Duke djali shkon gjuha ku dhemb dhembi! Ne vitin 1847 Anglia coi z.Franklin te gjente rrugen e veriut per ne Kine dmth siper Kanadase! Marinare te sprovuar me shpirt pioneri. Kaluan tre dimra atje te bllokuar nga akulli!! Per te mbijetuar sic u zbulua me vone u shendrruan ne KANIBALE!!!!
    NA MBYTI AKULLI EDHE NE S’KA VEND PER IDEALIZEM!

    Reply to this comment
  5. Pellazgos February 5, 18:00

    Idhea greqisht per Epirin,nje zone qe per turkoallvanosat apo servilat e Duces nuk njifet,u hodh ne plan te pare qe me clirimin e Greqise dhe Epirit nga Arvanitasit Greke ne 1821.
    Mirepo Rilindasit turkoallvani si Frasherllinjte,Ismail Beu,Hasan Tahsimi nga Konis-poli nuk u pelqeu Idhea e clirimit te Epirit te Pirros apo te Jeorgios Kastriotis.
    Pervec qe nuk moren shkas nga sakrifica dhe Heroizmi i Arvanitasve te ngriheshin kunder zgjedhes 400 vjecare ne ate periudhe por shkuan ne Turqi tek Dum Baba.
    Moren tituj nga Sulltani,u bene Deputet,Governatore,luftuan kunder Epiroteve dhe Greqise keta te degjeneruar qe para Turqise kane qene per fatin e keq te Greqise se Lashte dhe civilizimit te Saj,Orthodhoks.
    400 vjet Osmanllek,kush ishte Orthodhoks ishte Greke,kurse kush u be myslimane nga Orthodheks Bizantine quhej turk,ndryshe ta hiqte koken Sulltani.Harruat pengjet e quajture Jenicer nga nje djale per cdo shtepi?
    Harruat Ligjin Islamic qe vetem mirnin femra Orthodhokse dhe nuk jipnin tek Orthodhokset Femrat e tyre te islamizuara me dhune.
    Kete e tregojne grate e Ismail Vlores,Ali Pashait etj.
    Sa mendontei Enver Hoxha dhe komunistet se do vinte nje dite te Shuronin n varrin e tij,kaq edhe keta Rilindas turq se do vinte koha qe Austro Italianet do krijonin nje Protektorat me shumice myslimane qe do quhej Al-bani.

    Reply to this comment
  6. RRUFE-BUBULLIMA ! February 6, 01:55

    Arben,

    kur njerëzit bëhen SHTAZË… e, më shtazë se shtazët ndonëse prapëseprapë ngelën me dukje njërëzore (shumë fatkeqësisht), të ata njerëz, edhe gjithçka mund të ketë, veç IDEAL jo më asfare !

    Reply to this comment
  7. Kris 1 February 6, 03:53

    O pele e Agos.Je mbarsur mire atje ne greqi dhe flet percart nga ethet e pjelljes.Nuk behet historria kur je me barre.Pill njehere shejtanin qe ke ne bark dhe ruaj Cipron mos ta rremben Edrogani

    Reply to this comment
  8. AntiPellazgosi February 6, 11:57

    Ata që shurrojnë në varrin e Enver Hoxhës dhe komunistëve tjerë, Pellazgos, shurrojnë e mutojnë në GOJËT e veta se SHURRA dhe MUTI janë e do jenë USHQIM PËR TA e jo tjetërçka !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim