Pa patentë dhe të alkoolizuar, pranga 9 shoferëve në Durrës

August 13, 2019 11:55

Pa patentë dhe të alkoolizuar, pranga 9 shoferëve në Durrës

Policia Rrugore e Durrësit gjatë një jave ka vënë në pranga 9 shoferë, ndërsa nuk ka kursyer aplikimin masave administrative për shkelësit e rregullave në qarkullim. Nga kontrollet e kryera përgjatë 7 ditëve janë aplikuar gjithsej 1021 masa administrative.

Njoftimi i policisë: 

Vijon puna e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

Gjatë fundjavës Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, 5 prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 4 shtetas drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë marrë gjithsej 1021 masa administrative nga të cilat:

-Janë pezulluar 15 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 56 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 43 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 356 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 341 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

 

 

b.b/dita

 

August 13, 2019 11:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*