Pabarazia është e pashmangshme, por duhet të menaxhohet

May 12, 2018 09:26

Pabarazia është e pashmangshme, por duhet të menaxhohet

I nderuar Kryeredaktor

Kam lexuar këto ditë shumë shkrime mbi Marksin, por më bëri përshtypje një shkrim i Gwynne Dyer.

Marksi vdiq në mërgim në Londër më 1883 dhe nuk mund të fajësohet për dhjetëra miliona njerëz të vrarë në emër të marksizmit në Bashkimin Sovjetik, Kinë dhe tjetërkund, gjatë shekullit të njëzetë. Por Marksi me të vërtetë donte të ndryshonte botën, dhe qëllimi i tij ishte barazia: një “shoqëri pa klasa”.

Në momentin e forcës së vet më të madhe, në mesin e viteve tetëdhjetë, marksizmi mbizotëronte në jetën e një të tretës së banorëve të botës. Sot është ideologjia zyrtare e vetëm pesë vendeve, dhe madje në këto raste është mbi të gjitha një justifikim për regjimet autoritare, jo një sistem real vlerash. Por parimi i barazisë mbetet një vlerë qendrore në politikën e qenieve njerëzore, dhe sot dimë pak a shumë arsyen përse.

Egalitarizmi midis qenieve njerëzore përbën një problem, që antropologu Bruce Knauft e quajti “kthesa në formë U-je“. Knauft vuri në dukje se të gjitha speciet e primatëve jo-njerëzorë, të tilla si shimpanzetë, gorillat, etj, janë thellësisht hierarkike (linja vertikale), ndërsa deri në njëqind mijë vjet para ardhjes së qytetërimit, paraardhësit tanë gjahtarë-mbledhës, ishin shumë egalitarë (në vijë horizontale).

Por me ardhjen e qytetërimeve në masë, pesë mijë vjet më parë, janë kthyer të dominojnë vlerat e shimpanzeve: kështu, deri jo shumë kohë më parë, të gjitha shoqëritë e qytetëruara ishin hierarki, të bëra nga privilegji dhe pushteti. Prej këtu është tërhequr një vijë tjetër vertikale, dhe si pasojë, kthesa në formë U-je.

Kjo ngre dy pyetje: si qeniet njerëzore e hoqën qafe normën e primatëve, dhe pse lëshuan sërish, kur u bënë “të civilizuar”? Përgjigja më e mirë për pyetjen e parë vjen nga antropologu Christopher Boehm, sipas të cilit njerëzit kanë qenë mjaftueshëm të zgjuar, për të kuptuar se lufta e zakonshme për dominim midis të gjithë primatëve meshkuj, mund të ketë vetëm një fitues.

Të tjerët ishin të dënuar për të qenë të mposhtur, si dhe për t’u poshtëruar dhe nënshtruar nga mashkulli dominues. Duke qenë se çdo individ kishte më shumë gjasa për të humbur se sa për të fituar, ishte në interes të përbashkët për t’i dhënë fund të gjithë lojës së dominimit – dhe për shkak se ndryshe nga primatët e tjerë, njerëzit zotërojnë gjuhën, kjo lejoi ata të kurdisnin minirevolucione, që arritën pikërisht atë qëllim.

Të gjitha këto shoqëri të vogla të gjahtarëve ishin egalitare sepse verponin, siç shkruante Boehmi, në “hierarkitë e dominimit të kundërt”: anëtarët e zakonshëm ishin aleate me njëri-tjetrin dhe kishin nënshtruar meshkujt alfa potencialë. Edhe sot, traditat e shoqërive aborigjene pasqyrojnë këtë revolucion të vjetër: ata janë egërsisht egalitarë dhe zotërojnë mekanizma të fuqishëm shoqërorë, për t’ua ulur kokën këtyre, kur e ngrejnë më shumë se sa duhet.

Qeniet njerëzore kanë jetuar në grupe të vogla pa hierarki, pa as një udhëheqës formal, mjaft kohë, aq sa për të përfshirë këto vlera egalitare në kulturën tonë dhe ndoshta në gjenet tona. Por edhe qytetërimet më primitive ishin të shumta dhe kjo i kishte anulluar mekanizmat e kontrollit shoqëror, të bazuara në identifikimin dhe pengimin e meshkujve potencialë alfa. Për më tepër, shoqëritë e mëdha zotëronin ekonomi të ndërlikuara, që kërkonin procese të centralizuara të vendimmarrjes. Dhe kështu meshkujt alfa kanë marrë kontrollin, duke shkaktuar mijëvjeçarë të tërë tiranie.

Kjo gjë përfundoi vetëm gjatë dy shekujve të fundit, kur revolucionet demokratike filluan t’i përmbysnin mbretërit, perandorët dhe diktatorët. Por pse pikërisht në atë moment?

Ndoshta sepse rritja e mediave (në një fazë të parë vetëm gazetat e shtypura dhe edukimi masiv) u ka rikthyer miliona njerëzve, aftësinë për t’u organizuar dhe sfiduar ata që i kanë dominuar.

Shpirti egalitar nuk kishte vdekur brenda tyre dhe kështu ata shfrytëzuan mundësinë. Sot më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në vende që janë pak a shumë demokratike. Por kjo është vetëm barazia politike. Ne kurrë nuk kemi rizbuluar barazinë materiale të gjahtarëve-grumbulluesve, dhe hierarkitë sociale vazhdojnë.

Qëllimi i Marksit ishte që të rimerrej terreni i mbetur i humbur (edhe pse ai kurrë nuk e kishte thënë kështu) dhe për të krijuar një shoqëri pa klasa, që jetonte në barazi absolute. Ishte një qëllim kaq joshës, sa që miliona njerëz dhanë jetën e tyre për të, por ishte një fantazi.

E vetmja mënyrë për të arritur këtë lloj barazie përsëri në një shoqëri moderne masive ishte zbatimi i kontrollit të rreptë social – dhe të vetmit njerëz të aftë për të kryer një kontroll të tillë ishin diktatorët e pamëshirshëm. Rrëzimi i komunizmit na ka mësuar diçka: Barazia absolute ka çmim shumë të lartë.

Por edhe një pabarazi e madhe e ka një çmim. Njerëzit që jetojnë në shoqëritë bashkëkohore demokratike mund të pranojnë shumë pabarazi, veçanërisht nëse ekziston një shtet social mjaft i zhvilluar, për të mbrojtur të varfrit. Megjithatë, kur dallimet e të ardhurave bëhen shumë të larta, politikat e qeverisë bëhen të shëmtuara.

Pse kanadezët zgjodhën Justin Trudeau si kryeministër, ndërsa amerikanët zgjodhën Donald Trump si president të tyre? Të dy vendet kanë kultura të ngjashme dhe të ardhura pothuajse identike për frymë, por 20 përqind e të pasurve kanadezë fitojnë 5.5 herë më shumë se 20 përqind e më të varfërve. Në Shtetet e Bashkuara, një e pesta më e pasur e popullsisë fitojnë tetë herë më shumë se një e pesta e të varfërve.

Pabarazia është e pashmangshme, por duhet të menaxhohet.

Elidon Kasemaj, student

May 12, 2018 09:26
Komento

16 Komente

  1. one13 May 12, 09:26

    Karl Marksi kishte të drejtë: socializmi funksionon. Ka gabuar vetëm për specien”, ka shkruajtur sociobiologu E.O. Uilson, autoritet për botën e milingonave. Por realiteti është pak më i komplikuar se kaq, dhe kjo është një kohë e mirë për të folur për këtë.

    Reply to this comment
  2. Lexuesi May 12, 14:06

    Elidon, je i ri dhe nuk I kupton gjerat si duhet. Po marr vetem dy shprehje te tuat: “barazia absolute ka nje cmim shume te larte” dhe ” pabarazia eshte e pashmangshme, por duhet te menaxhohet”. Barazia absolute perjashton pronen private, ndersa pabarazia bazohet ne pronen private. Jane dy teori ekonomike te kunderta, madje e luftojne njera tjetren dhe nuk mund te besh lidhje mes tyre. Kur shkruan fjalen e “pashmangshme” ke perjashtuar variantin e pare dhe ke mbetur vetem me te dytin, qe pa prone private bota nuk mund te ekzistoje. Pra ke gjetur paqen e perjeteshme te kesaj bote.

    Reply to this comment
    • Duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e djallit,Drejtesia do te behet. May 14, 15:16

      O lexues,eshte me se e vertet se pa prone private bota nuke mund te kete zhvillim,por ama kjo prone private e kontrolluar nga shteti qe manaxhon konkurencen brenda kesaje prone.Dhe Marksi e vleresoje pronen private,vetem Hegelsi e shikonte si nje veprim jo te drejte dhe ka deklaruar; popujt do te vije nje dite qe do te mallkojne veten per kufirin qe kane vendosur ne mes tyre.Koha ka vertetuar se vetem nje konkurence e ndershme e kontrolluar nga shteti,atehere prona private do te kishte vertet madheshtine e saje.Lenja jasht kontrollit e biznesit ne Shqiperi,populli po kercenohet nga semundje te rrezikshme per jeten,aqe sa po mallkoje sikuse Hegelsi pronaret e prones private,ne vend qe te ngrihen dhe ti shkulin me rrenje politikanet,keta pjella te jashteqitjes shqiptare ne Tiranen zyrtare ne dite e vite deri me sot.Dhe se fundi binduni e besoni se te gjitha krizat ekonomike dhe luftrat jane frut i humbjes se kontrollit te shtetit ndaj biznesit nga pangopesia per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit dhe te nje populli qe fle.Shikoni Shqiperine mbi 27 vite tranzicion brenda djajve,aqe sa krimi e korrupsioni u be shqetesim jo vetem per popullin qe e grabiten dhe e gjakosen dhe nuke kane te ndalur,por dhe boten,aqe sa u desht te kerkohej me force nga SOVRANI,SHBA e BE Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Dekriminalizimit.Nje shtet pa rregulla,eshte si nje shpi pa tjegulla;thote populli.Popujt linden velleze,krijuan familje,fise e kombe,por politikat ekstreme te rendjes pas lekeve te piset e pushteteve pa kufi e me c’do forme e cmim brenda djallit,sajuan armiq ne mes tyre.Lum kush do ta doje shokun e mikun si veten, do te shikoje e perjetoje pavdekesine.Koha e ndeshkimit te madh po vjen,ne mos nga njerezit nga Zoti.Besoni,binduni e rrefehuni nje here te vetme ne jete,qe populli,SHBA,BE e Ligji dhe Zoti t’u meshiroje.Tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,koha hecen ate nuke ka pushtet apo leke te piset qe ta ndale.BESONI.

      Reply to this comment
      • Lexuesi May 14, 16:25

        Ti komentues “Duan apo nuk duan…” nuk me ke kuptuar. Cfare kam shkruajtur i referohem se cfare ka shkruajtur studenti, per te cilen une nuk jam dakort me mendimet e tij, sepse jane kontraditore. Fjalia e fundit e imja eshte me ironi.

        Reply to this comment
  3. gjermani i fundit May 12, 15:37

    me fal, por je ca konfuz. Jo vetem Marksi por pothuaj te gjithe studjuesit, filozofet, ekonomistet e me gjere e pranojne qe jeta pershkohet nga dialektika materialiste.Ne lashtesi kur nje pushtues fitonte ndaj vendesve i vriste te gjithe keta dhe u merrte plaçken. Perpara Nabucodonosor, nje mbret asir nderroi taktike, i merrte pengjet dhe i degdiste ne nje province tjeter dhe ata te provinces tjeter i sillte aty, se duheshin si krah pune dhe ç’u pa sikur te pushtosh boten dhe te shfarosesh tere qeniet humane te tere botes? Arsyen pse shperngulte kete popullsi dhe e zevendesonte me nje popullsi tjeter studjuesit e lidhin me “alienimin”, dmth kur nuk ke rrenje te forta tek ambienti ku je te dobesohet ndjenja per atdheun. Per te njejten arsye Marksi flet per “alienimin” e punetorit prej produktit qe ai prodhon, pasi produkti nuk eshte i tiji por i kapitalistit e rrjedhimisht puneotorit nuk ” i jep kenaqesi” krijesa nga duart e tij, porse thjesht ai eshte nje hallke e proçesit te prodhimit. Te thuash se pabarazia eshte e paevitueshme, pikesepari duhet te thuash se per ç’vlere flitet?Ti je me i gjate dhe une me i shkurter nuk flitet per pabarazi, ti ha me shume .une me pak nuk flitet per pabarazi. Edhe kur ti paguhesh me shume, une me pak nuk flitet per pabarazi, biles per prone private nuk nenkupton thjesht posedimin e nje shtepie apo plaçke tjeter, por sipas konceptit marksist, posedim te mjeteve te prodhimit, pasi ato incidojne tek Puna dhe Prodhimi. Ta zeme, une ble nje VW Golf, ju blini nje RR Cullinan, meqe po lexoja sot recensionet per modelin e ri suv te Rolls Royce. Te dyja sherbejne per tu spostuar; Marksi ishte “Golf per te gjithe”, ne sensin praktik te makines si mjet perdorimi. Kurse nje Rolls Royce eshte prezantimi i statusit shoqeror me teper sesa mjet perdorimi. Afermendsh, kur shoqeria ve ne plan te pare solidaritetin dhe bashkepunimin fillon te zbuten kontrastet mes shtresave e rrjedhimisht vese te tilla si arroganca dhe shfrytezimi i njeriut do shkojne drejt zhdukjes. Nje aforizme e njejte pothuaj ne te gjitha gjuhet e botes thote ” Kurre mos thuaj kurre”, ajo qe te duket sot e pamundur neser mund te jete nje alternative e shtruar per zgjidhje qe sot. Une mendoj se pabarazia eshte plotesisht e evitueshme, se mekanizmat ekzistojne.Ja psh, kur voton, ke nje vote ti dhe nje Don Trampi. Pavaresisht se eshte ai qe eshte e ti je ti qe je, vota jote numerohet 1 dhe e tija 1.

    Reply to this comment
  4. Lalai May 12, 15:48

    Po çfarë merreni me Marksin akoma o njërëz.
    Marksi ishte një injorant në këtë fushë Marksit ja dhane copy paste të gjitha çfarë ai ka shkruajtur. nën emrin e tij.
    Hapni sytë mos rrini pre e injorancës.
    Kërkoni e do gjeni materiale aë Marksi ishte një 100% tipik Fahri Balliu.

    Reply to this comment
  5. H.F May 12, 17:39

    Nuk e di se cfare orientimi porno-politik ka ky studenti Elidon por qe ne paragrafin e pare e ka dekonspiruar veten
    :
    %%%% qenkan vrare ne emer te marksizmit ne BS & Kine qindra miljon veta ne emer te tij….%%%%%

    ..kete shprehje e kemi ndegjuar qe ne 1991 kur falangat neonaziste azemhajdariste makartiste e dogjen ate vend me teorine zero te Pashkos dhe cekut bardhe te Sali Elezbiberishes..
    .
    .
    E c’kuptim ka te flasesh per Marksin ne Shqiperi kur “antimarksistet” pasi vodhen 30 miljard dollaret e armatimit shqiptar….i plasi Gerdeci ne duar dhe ky krim kunder njerzimit jo vetem qe nuk u denua por “antimarksistet” i bene nje film ne Amerike kurse ne Shqiperi bossi i Gerdecit Xen Berisha pshurr jetimet me koqet e Edit dhe Bolet e Luse
    .
    Te diskutosh per marksizmin ne Shqiperi eshte tallje makabre per ate popull.

    E mbyll kete koment nje thenie KOZMIKE nga Henry Ford (July 30, 1863 – April 7, 1947)

    Henry Ford, Sr., who said in substance, “It is perhaps well enough that the people of the nation do not understand our banking and monetary system, for if they did, I believe there would be a revolution before tomorrow morning.”.

    Reply to this comment
  6. Javer May 12, 19:11

    Amerika, vendi me I zhvilluar ne bote s’ ka perdorur asnje mesim te Marksit per te arritur atje ku eshte, perfshi edhe internetin qe na ben te bashkebisedojme. Harrojeni Marksin dhe marrezite e tij per te ardhmen e botes.

    Reply to this comment
  7. h.d May 12, 21:38

    o Javer,

    Me cfarë ke shkruar sidomos fjalinë e fundit që përdor menyren urdherore..dukesh qe nuk njeh jo vetem Marksin por dhe vete Amerikën.
    Historia e mendimit filozofik i ka të pakta dy rastet kur një dimension i përmasave të tilla të mendimit siç ishte Karl Marks, të keqkuptohet dhe të keqtrajtohej kësisoj.

    Siç thotë dhe studiuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shumë pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij.

    Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve ‘Marksistë’ të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist”.

    .
    Lëreni Marksin në varrin e tij . Lëreni Marksizmin e vdekur !! Merruni o shquptarë me Berishizmin qe edhe ato pak te mira qe kishte ne kohen e socjalizmit (marksizmit si i thonë keto Javerë & matherfuckerë) ai i sheshoi dhe ju Javeret dhe Dylberet jeni bere emigrante ne vendin tuaj…se na catë trapin me politikë të madhe me Marksin

    Reply to this comment
    • Javer May 14, 18:15

      Po te ben vetem nje pyetje ty h.d pavaresisht se fjalory yt rrugacor nuk e meriton ate. “ cfare te mire I ka sjelle marksizmi botes?

      Reply to this comment
  8. intelektuali May 12, 22:27

    Degjo o studenti marksist i Partise se Punes:

    Teoria e Barazise Marksiste i ka sjelle Botes me shume se 90 milione te vdekur o nga uria, ose nga plumbat e Diktatures se Proletariatit qe shpiku Marksi me Engelsin si nje menyre per te shkuar drejt shoqerise pa klasa,

    ndersa:

    Në SHBA ku ti thua se,”… një e pesta më e pasur e popullsisë fitojnë tetë herë më shumë se një e pesta e të varfërve…” duan te shkojne 100 % e atyre qe perjetuan barazine marksiste bashke me “parajsen” enveriste ne Shqypni dhe tani me gjuhen komuniste jashte po i puthin BYTHEN kapitaliste Trumpit per nje “Green Card” emigrimi.

    PSE KESHTU?

    sepse:

    Adam Smithi qe eshte BABAI i Kapitalizmit modern ka thene ne vepren e tij madhore “Nga vjen pasuria e popujve”:

    BOTEN DO TA DREJTOJNE GJITHMONE ATA QE DINE TE RISKOJNE PARET E TYRE NE DESHIREN PER T’U PASURUAR PAPUSHIM.

    Keshtu qe pabarazia fillon qe ne barkun e nenes.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit May 12, 23:48

      po, por Adam Smith ka thene edhe qe te ruhemi nga Nastradinit qe s’prodhojne asgje dhe kundershtojne gjithnje e gjithshka duke pire kafene ne Tajvan. Kur kapitalistet mblidhen bashke, vendosin patjeter te ngrejne cmimin, edhe kete e thote Adami.

      Reply to this comment
      • intelektuali May 13, 10:47

        TALLJA PA ARGUMENTA NUK TE BEN TE MENCUR, POR DEBIL

        Cmimet sipas BABAIT te kapitalizmit, Adam Smith nuk i caktojne si t’i doje BYTHA kapitaliste kur mblidhen bashke, por TREGU I LIRE dhe eshte detyra e shtetit dhe pushtetit qe ky treg te funksionoje sa me mire, ndryshe gjerat behen CARAP si ne Shqypnine Enveriste te Rilindjes Socialiste te Edvinit ku TEG-et per katunaret dru me pre i ka ne hyqem vetem Samir Mane Albanezi apo lukunia e mafiozeve imagjinare te pergatitur kimikisht ne epruvetat e Partise socialiste me formulen: PPP qe importojne banane kokaine me kushte tejet preferanciale duke i hapur traun ne doganen e Durresit per 5 e kusur vjet qe kur Edvini kapi majat e pushtetit.

        Qe te dalim ne teme dhe t’i spjegojme studentit marksiste te Partise se Punes:

        PSE NJEREZIT NUK MUND TE JENE TE BARABARTE?

        sepse:

        Bota eshte plot me budallenj te Partise, fanatike dru me pre dhe pokeshtu me intelektuale te mencem qe dine te lexojne dhe mendojne me koken e tyre.

        SI TA FUSESH NE NJE THES INTELEKTUALIN ME DEBILIN?

        Enveri e provoi dhe ku e coi tek Lenka Cuko?

        Reply to this comment
        • Duan apo nuke duan mijte e kenetave e avoketerit e djallit,Drejtesia do te BEHET. May 15, 00:03

          O intelektual,nuke do te thote ti fusesh ne nje thes intelektualin me debilin,se dhe te duash ata nuke pranojne njeri tjeter,por ama te drejten per te jetuar si njerez askush nuk ka te drejte t’ja mohoje,se atehere nuke mund te pretendojme te quhemi njerez.Dhe thenja; nuke kame frike nga kafsha,por nga njeriu se ai c’do gje e ben me vetedije, i shkon per shtat ketije fenomeni te politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vit deri me sot.Bota ka te mencur,debile,dhe handikape,por politikanet qe marrin votat nga populli per te qeverisur e kane domosdoshmeri qe me ligje e rregualla t’ja bejne te mundur ta shijone jeten dhe kesaje pjese fatkeqe te popullit dhe jo te bezdisen prej saje,duke i detyruar keta fatkeqe te jetojne ne mjerim ,apo te kryejne vetvrasje.Keto ngjarje jane nje turp per politiken,drejtesine dhe per nje popull qe hesht perpara kesaje dukurie. Ekstremizmi i c’do forme,ngjyre e besimi qofte ka qene e do te mbetet fole e njerezve te keqinj,qe nuke duan t’ja dine as per popull dhe as per atedhe,perpara lekeve te piset e pushteteve pa kufi me c’do fore e cmim brenda djallit.Historia ka vertetuar kaperciperisht se ekstremizmi i c’do fomre,ngjyre apo besimi qofte,gjithmone ka patur nje fund te turpshem e pa kthim.

          Reply to this comment
  9. Gjinika May 12, 23:51

    Ky djale nuk e kupton se kapitalizmi rron se rron marksizmi. Ne saj te marksizmit borgjezia eshte bere me e mencur.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku May 13, 19:33

      Qe ta marrim vesh o Gjinika, keshtu si thua ti i bie qe Marksi i ka bere nje sherbim te cmuar kapitalizmit, keshtuqe si t’ia bejme gjermani i fundit dhe une qe duam ta rrezojme borgjezine, te jemi marksiste apo te mos jemi marksiste?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*