“Pacienti zero” doli nga laboratori në Wuhan? SHBA nis hetimet

April 16, 2020 12:19

“Pacienti zero” doli nga laboratori në Wuhan? SHBA nis hetimet

SHBA ka nisur hetimet pas një investigimi, sipas të cilit virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kërkoi që Kina të qartësojë këtë situatë.

“Nuk e dimë nëse virusi ka dalë nga laboratori. E dimë që laboratori është pak milje larg tregut. Ka shumë gjëra për të mësuar. Qeveria e SHBA po punon për të kuptuar më shumë,” tha Pompeo.

Rrjeti më i madh televiziv amerikan, Fox News ka publikuar një investigim që ngre dyshime se virusi ka dalë nga laboratori i virologjisë në Wuhan të Kinës.

“Pacienti zero” ka punuar aty dhe më pas ia ka ngjitur virusin dikujt në tregun e qytetit.

Kina thotë zyrtarisht se virusi e ka origjinën te ky treg, por Fox News shkruan se kjo është një përpjekje për të mbuluar skandalin më të shtrenjtë në historinë e njerëzimit.

Fox News akuzon Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë se e kanë mbuluar ngjarjen që në fillimet e saj.

Sipas rrjetit televiziv, më 6 dhjetor të vitit të shkuar, një burrë me lidhje me tregun e kafshëve të egra në Wuhan, nisi të kishte simptoma të ngjashme me pneumoninë. Pesë ditë më vonë, ai infektoi gruan, e cila nuk kishte asnjë lidhje direkte me tregun. Kjo ishte prova se virusi kalonte nga njeriu te njeriu.

Pavarësisht kësaj, u desh të vinte janari që Kina të pranonte se virusi kalon te njeriu.

Më 5 janar, OBSH deklaronte se nuk ka prova se virusi kalon nga njeriu te njeriu. Madje shprehej se nuk ka prova se janë infektuar bluzat e bardha.

Sipas një raportimi nga Fox News, virusi nuk ka dalë nga laboratori si armë biologjike, por si një përpjekje për të treguar se Kina është superiore ndaj amerikanëve në identifikimin e kërcënimeve nga viruset.

Gazeta Daily Mail, e cila raportoi e para se virusi mund të ketë dalë nga laboratori, shkruan se ‘pacienti zero’ punonte në laborator dhe e ka përhapur virusin në popullsi pasi ka dalë nga puna.

Një nga burimet i tha Fox News se “ky mund të jetë një nga mbulimet qeveritare më të kushtueshme të të gjitha kohërave”.

Ka prova në rritje, nga burime të hapura dhe të klasifikuara për këtë, raporton Fox News.

I pyetur për këtë çështje, presidenti amerikan, Donald Trump tha se “po dëgjojmë gjithmonë e më shumë histori… ne po bëjmë një shqyrtim të plotë të kësaj situate të tmerrshme”.

Dokumentet tregojnë një përpjekje të mjekëve në laborator për të kufizuar përhapjen.

Tregu i lagësht i Wuhan-it, që është identifikuar fillimisht si burimi kryesor, nuk ka shitur kurrë lakuriqë.

Burimet thanë për Fox News se kjo është një përpjekje e Kinës për të hequr fajin nga laboratori.

Çfarë zbuluan zyrtarët amerikanë në 2018-ën në Wuhan

Në një investigim të publikuar së fundmi, gazeta amerikane “Washington Post” ka zbardhur disa kabllo të Ambasadës Amerikane në Pekin, që lëshonte paralajmërimet për rrezikun nga laboratorët kinezë. Ishte viti 2018, dy vjet para shpërthimit të pandemisë aktuale dhe disa agjentë amërikane ishin dërguar në Wuhan.

Ambasada shprehte shqetësim në lidhje me eksperimentet me lakuriqët e natës në laboratorin e Wuhan, për të cilin theksonte se nuk kishte standarde të përshtatshme sigurie.

“Dy vjet para se pandemia e koronavirusit të udhëtonte në botë, agjentë dhe zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara vizituan vazhdimisht një qendër kineze kërkimore në qytetin Wuhan dhe dërguan dy paralajmërime zyrtare në Uashington për sigurinë e pamjaftueshme në laborator, i cili po kryente studime të rrezikshme mbi koronavirusin e lakuriqit. Këto kanë nxitur diskutime brenda qeverisë së SHBA-së nëse ky apo ndonjë laborator tjetër në Wuhan ishte burimi i virusit”, – shkruan gazeta amerikane “Washington Post”.

“Në janar të vitit 2018, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pekin ndërmori hapin e pazakontë të dërgimit të vazhdueshëm të diplomatëve shkencorë amerikanë në Institutin e Virologjisë në Wuhan (ËIV), i cili në vitin 2015 u bë laboratori i parë i Kinës për të arritur nivelin më të lartë të sigurisë ndërkombëtare në kërkimin biologjik (i njohur si BSL-4).

“Studiuesit gjithashtu treguan se disa koronaviruse në formë SARS mund të bashkëveprojnë me ACE2, receptori njerëzor i identifikuar për koronavirusin SARS. Ky konstatim sugjeron që koronaviruset e lakuriqit të ngjashme me SARS mund të transmetohen te njerëzit për të shkaktuar sëmundje të ngjashme me SARS”, thekson gazeta.

Kabllot e Ambasadës Amerikane në Kinë, të cilat i janë dërguar presidentit Trump, shpjegojnë se hetimi kishte për qëllim parandalimin e një epidemie tjetër të ngjashme me atë të SARS që ndodhi në vitin 2003. Qeveria kineze ende refuzon t’i përgjigjet çdo pyetjeje themelore në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, duke bërë që shumë zyrtarë brenda Administratës Trump, të ngrenë dyshime për burimin e shpërthimit.

Sipas “Washington Post” , një zyrtar i lartë i administratës tha që ka prova të mëtejshme të ofruara nga inteligjenca amerikane për të mbështetur mundësinë që pandemia është rezultat i një aksidenti laboratorik në Wuhan”.

Inteligjenca amerikane hedh dyshime në origjinën e diskutueshme të virusit.  Versione të të Pekinit flisnin për shitjen e lakuriqëve në tregun e Wuhan, diçka që nuk ndodhi. Kafshë të tilla nuk u shitën atje. Por sikur të mos mjaftonte kjo, pacienti i parë që u paraqit si bartës i Sars-CoV-2 nuk ishte kurrë atje.

“Pekini ende nuk u ka dhënë ekspertëve amerikanë mostra të koronavirusit të ri të mbledhur nga rastet e para. Laboratori Shanghai që lëshoi ​​gjenomin e ri të koronavirusit më 11 janar u mbyll shpejt nga autoritetet. Disa nga mjekët dhe gazetarët që raportuan për përhapjen që në fillim janë zhdukur”, shkruan gazeta amerikane.

j.l./ dita

April 16, 2020 12:19
Komento

3 Komente

  1. Adih April 16, 16:36

    Mos ju ndani Kinezeve ,komunisteve te ketij shekulli te sotem .Te pergjigjen perballe gjygjit nderkometar ,per cfarosjen e njerezve te pa fajshem dhe renimit ekonomik ne te gjithe boten .

    Reply to this comment
  2. Shqiptar April 16, 19:15

    Gjithmone ne baze te fakteve, por kushdo qofte duhet te mbaj pergjegjesi serioze. Si e qysh kete le ta vendosin institucionet nderkombetare, por dikush duhet ta paguaj rende kete situat qe u krijua. Ne te kundert kjo histori mund te ndodh prape jo shume larg. Nuk ka me lufte me arme.

    Reply to this comment
  3. Fat man April 16, 19:17

    Pune qelbsinash komuniste, kane ndyre gjithe boten, ky shtet te izolohet dhe te karantinohet, te paguaj cdo dem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim