“Pacienti zero”, kush dyshohet si personi i parë në botë i infektuar me Covid-19

March 26, 2020 10:16

“Pacienti zero”, kush dyshohet si personi i parë në botë i infektuar me Covid-19

Personi i parë i njohur i infektuar me koronavirus është një person i moshës 55 vjeç nga Provinca e Hubeit në Kinë.

Lajmi është zbuluar nga “South China Post e Hong Kongut”, që bazohet në dokumente shtetërore kineze.

Personi, i cili më pas humbi jetën, u diagnostikua më 8 dhjetor dhe u shtrua në spital me një pneumoni, origjina e së cilës nuk ngjante me raste të tjera për mjekët.

Pas tij, infeksionet dhe shtrimet në spital filuan të shtoheshin, me një person çdo një deri në pesë ditë.

Autoritet kanë studiuar nëntë rastet e para më infeksion të idenitifikuara në nëntor 2019, katër meshkuj dhe pesë femra, të moshës nga 39 deri 79 vjeç.

Pas nëntë të parëve, infeksionet vazhduan me numra të vegjël, megjithatë sic raportohet autoritet kineze të Hubeit sinjalizuan Organizatën Botërore të Shëndetësisë për këto raste penumonie.

Më 27 dhjetor një mjek i spitalit rajonal të Hubeit njoftoi autoritet shëndetësore se bëhej fjalë për infeksion nga një variacion i panjohur më parë të familjes së koronaviruseve.

Ndërsa më 31 dhjetor autoritet kineze raportuan zyrtarisht Organizatën Botërore e Shëndetit (OBSH) për shpërthimin e një infeksioni nga një lloj i ri koronavirusi.

Ndërkohë, gjërat mbaheshin krejtësisht të fshehta. Megjithatë, në mes të janarit u kuptua se situata nuk mund të mbahej më nën kontroll dhe rrezikohej një epidemi dhe lajmi u pranua publikisht nga autoritet kineze.

Më pas në muajin shkurt, nga analizimi i mesazheve në aplikacionin popular kinez WeChat, u zbulua se njerëzit kishin filluar të flisnin për simptoma të ngjashme me ato të COVID-19 të paktën që dy javë përpara diagnostifikimit të rastit të parë më 8 dhjetor.

Kështu, pavarësisht përpjekjeve të studiuesve ende nuk është gjurmuar dot më herët se kaq dhe ende nuk është e sigurt kush është realisht “pacienti zero”.

Gjetja e tij është e rëndësishme për të kuptuar origjinën dhe dinamikën e përhapjes së virusit, që mendohet se ka kaluar nga kafshët, ndoshta lakuriqët e natës, tek njeriu dhe që tani ka hyrë në histori si një nga viruset më të rrezikshme.

j.l./ dita

March 26, 2020 10:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*