Pacolli i drejtohet Vuçiçit: Kthehu në tryezën e dialogut me Kosovën

March 10, 2019 11:38

Pacolli i drejtohet Vuçiçit: Kthehu në tryezën e dialogut me Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që mos të luajë rolin e molerit mes lindjes dhe perëndimit, por të kthehet në tavolinën e dialogut, ku ka thënë se po i presin me platformë.

Me anë të një statusi në Facebook, Pacolli shkruan se presidenti i Serbisë, Vuçiç duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pykë në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Madje ai kërkon të dalët me retorikat agresive ndaj Kosovës.

Zotri Vuçiç e din fare mirë se në bisedime shkohet me platformë të qartë. Serbia nuk duhet të luhatet e kurthuruar në lojën e saj mes lindjes dhe perëndimit por duhet të ketë një platformë për bisedimet e ardhshme. E siguroj Vucicin që asnjë paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë nuk mund të ndërtohet pa gjykimin e krimeve, prandaj në funksion të kësaj duhet të ketë një gjykatë e cila do të merrej me përgjegjësinë kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rajoni duhet të pastrohet nga krimi dhe kriminelët që shëtisin të lirë gjithandej në Serbi e rajon

Në anën tjetër, Presidenti Vucic nuk ka pse të brengosët për komunitetin serb që jeton në Kosovë, sepse nuk ka komunitet në botë, që gëzon të drejta dhe siguri në nivelin që kanë qytetarët serb në Republikën e Kosovës. E për “gëlqerosje”… si theksoi ai, e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë”, ka shkruar ai.

v.l/ Dita

March 10, 2019 11:38
Komento

1 Koment

  1. MH March 10, 12:31

    Z.Pacolli ishte dashte qe ne kohen kur BE ftoi dialog ndermjet Serbise dhe Kosoves.Perfaqesuesit e shtetit te Kosoves te kerkonin qe nisja e dialogut fillon me dhenie llogarie per krimet ne gjithe ish Jugosllavin dhe ne vecanti e teper kryesore dhe strategjike per te ardhmen e Kosoves te jepnin llogari nji m’nji per krimet ne kosove.Aq ma teper kur ne kremtimin e ngjarjes Historike ne Fushe Kosove ish Sllabodan (Mihajllo)vici shiti trimberi dhe kercnoi gjithe kosovaret.Nga sot nuk guxon njeri ti bie shpulle nji serbit.
    Megjitheketo.Duhet te gjeni variantin ti behet presion Vucicit per krimet ne Kosove.Ne menyre qe te mbledhin e rrudhin bithen per te mos ngulin kembe per pretendime ne interrese te serbise.Popujt jane psektator dhe i din te vertetat e ngjarjeve historike per luften e Serbit ne gjithe ish federaten Jugosllave.Lufta per clirimin e Kosoves i ka ndare kufijte dhe nuk ka pse te diskutohet.Prespektiva mbetet ne bashkimin e trojeve etnike shqiptare qe mund te jete e gjate por nese do te dijne shqiptaret edhe mund te afrohet.Difekti i kohes se gjate per ta shkurtue duhet qe ne krye te udheheqejeve te shqiptarve si ne Kosove dhe Shqiperi te vihen njerez atdhetare e te vendosun si patrioti i madh Ramush Hajradinaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*