Pacolli reklamon projekt rezorti në Karavasta, brenda Parkut Kombëtar?!

February 26, 2016 12:17

Pacolli reklamon projekt rezorti në Karavasta, brenda Parkut Kombëtar?!

 

Faqja mabetex.eu, e biznesmenit kosovar Bexhet Pacolli ka publikuar detajet nga një projekt ndërtimi në Divjakë. Bëhet fjalë për një resort turistik luksoz prej 3.3 mijë metra katrorë.

Në faqen zyrtare thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll dhe 200 hektarë në det. Resorti gjendet brenda parkut Divjakë-Karavasta, por nuk dihet nëse ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare apo nëse do cënojë hapësirën e mbrojtur të parkut. Projekti mbetet mbresëlënës, por po aq i debatueshëm për shkak se nuk është bërë ndonjëherë publik. Ai figuron në rubrikën “projekte” dhe ka këtë përshkrim:

“Projekti i propozuar ndodhet kryesisht brenda kufijve të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ekosistemi i jashtëzakonshëm i Parkut, me lagunat, pyllin dhe jetën e egër, është tipari kyç i projektit…”.

0-1387887967-DivijakeResortAlbania13

divjake

February 26, 2016 12:17
Komento

7 Komente

  1. lumasi February 26, 12:32

    Ju lumte dora qe po e shakterroni Shqiperini.

    Vazhdoni keshtu se ka mbetur edhe pak per te bere.

    Reply to this comment
    • kujtesa February 26, 15:27

      Shqiperine do ta bejme sic ka qene ne vitin -6000,pra ne epoken e gurit.Vetem keshtu i pelqejne zhvillimet e bera malokeria.
      Se gjithe bota e qyteteruar ka bere investime te tilla,ka pare vetem keq. Dhe kerkojne pune pastaj keta idjoter.
      -Investime publike nuk duan
      -Investime private nuk duan
      Po cfare dreqi doni more aman.
      Po sikur te themi ne, qe i duam keto investime,dhe qe ne fakt jemi shume me shume se ju qe nuk i doni,si i behet?
      Ne fakt me e mira e dini kush do te ishte:
      -Ju qe nuk i doni dhe qe jeni bere pronare ne Tirane dhe ne zonat me te mira te Shqiperise duke ardhur nga vende qe nuk i kap as GPS-i,te shkoni ne ato vende dhe te rroni si ne vitin -6000(Para Krishtit,qe ta kuptoni)!

      Reply to this comment
  2. Drini i Bardhe nuk ka te ndale February 26, 15:12

    Nese eshte rezultativ , perse mos t’i jepet okej nga strukturat e shtetit shqiptar , pasi fundja nje shqiptari do i jepet per te ndertime e rregullime ne te . Kryesore qe duhet pare , punesimi i njerezve aty te ne pjesen me te madhe te merren nga zonat per rreth atij RESORTI =Lushnje-Fier =Vlore !

    Reply to this comment
  3. info analitike February 26, 16:42

    Natyrisht keto gjera po behen me “transparence” e duke degjuar zgjedhesit se qysh thoshte Edi kur u zgjodh “ne jemi sherbetoret dhe ju na urdheroni”. I bie qe sherbetori te kete filluar te beje ne koke te vet qekur filloi pune pa e degjuar hic fare padronin qe i paguan rrogen. Si thoni cfare duhet te beje padroni me keta sherbetore???

    Reply to this comment
  4. ZZZZZZZZZZZZZ...... February 26, 17:22

    JASHTE KETA GRABITQARE NGA PARKU I POPULLIT…!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. Raimond vlonjati February 27, 01:54

    Shum bukur duket

    Duhet unkursjuar Zpacolli qe ta ndertoj kete Fshat turistik sa me shpejt se ndihmon ne ritjen e turizmit dhe hapjen e vendeve te punes

    Reply to this comment
  6. nora February 27, 04:26

    He more ju idiota asnje gje nuk doni ju, te behet kjo jo te behet ajo jo. Po si do punesohen njerezit dhe do te zbukurohet vendi more qyqa. Duhet turizem omilet i pagdhendur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*