Paderborni i Alban Mehës në Bundesligë

May 12, 2014 09:48

Paderborni i Alban Mehës në Bundesligë

 Olsi Avdiaj

Ai dhe Paderborni mund të festojnë. Janë në Bundesligë dhe kjo është historike për klubin ku luan shqiptari. Dhe të thuash se 12 nga 63 golat e skuadrës i ka shënuar ai, Alban Meha. Ai është “mbreti” i golit të legjionarëve dhe Paderbornit. Shqiptari ka arritur të shënojë 12 gola në Bundesligën 2, duke çuar skuadrën e tij në Bundesligën 1. I “abonuar” te goli dhe për të një vend në formacionin e Bundesliga 2. Alban Meha është kthyer fuqishëm në futbollin e luajtur prej shumë kohësh, ndonëse kaloi një dëmtim shumë të rëndë që e mbajti larg fushave të lojës. 6 herë Alban Meha ishte një nga 11 lojtarët e javës të Bundesliga 2. Shqiptari fitoi një vend mes më të mirëve, falë golave të shënuar. Mediet gjermane e quajnë “Magjistari që bën gjithçka të mundur”.

“Magjistari” nga Mitrovica ka bërë lojëra të shkëlqyera duke arritur gola të njëpasnjëshëm për skuadrën e tij, Paderborn, e cila fuqishëm ka hyrë në garë për një pozitë që vitin e ardhshëm e dërgon në Bundesliga 1. Snajperisti shqiptar konsiderohet nga mediet gjermane si “magjistar” i goditjeve të lira, ndërkohë që vet Meha ka pohuar se suksesi i tij më i madh është puna dhe vetëm puna: ”Çdo ditë pas stërvitjes vendos disa lojtarë prej gome si mur dhe gjuaj minimalisht 20 minuta nga pozicione të ndryshme në portë. Kjo gjë më jep një rehati dhe siguri të jashtëzakonshme me topin. Këto orë shtesë i bëj prej vitesh”, deklaronte Alban Meha. Por tani me goditjet magjike duhet të gëzojë. Është në Bundesligën 1. Një ëndërr e realizuar.

 

Ndeshja e djeshme

Fitorja e javës së fundit në Bundesliga 2 me rezultatin 2-1 ndaj Aalen, i ka mundësuar mesfushorit të kombëtares kuqezi, Alban Meha dhe ekipit të tij, Padeborn, të ngjiten zyrtarisht në elitën e futbollit gjerman. Java e 34-t e Bundesligës 2 ka mbyllur gjithçka, duke zyrtarizuar dy skuadra që ngjiten në Bundesligën e Parë.

May 12, 2014 09:48
Komento

2 Komente

  1. Pipi May 12, 11:01

    Nje lajm i mire edhe per futbollin shqiptar. Bravo, Alban! Suksese ne Bundesligen e “madhe” sezonin e ardhshem.

    Reply to this comment
  2. ALBANO May 12, 13:44

    bravo alban suksese :::na ndero ne kategorine e pare me golat tip ::meha ::mema :i bente me tironen ti na i bo ne germani :::

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*