Padia në gjykatë: Qytetari i kërkon Memisë lekët që i dha?!

May 3, 2016 19:18

Padia në gjykatë: Qytetari i kërkon Memisë lekët që i dha?!

Më 29.04.2016 paditësi Habib Muho ka paditur ish-drejtorin e ALUIZNIT-t, Shaban Memia, ish Drejtorin e Hipotekës së Tiranës,  Adriana Cilin dhe Nazar Selmanin.

Në padinë e tij të llojit “Kërkim Sendi”, Neni 296-303, i Kodit të Procedurës Civile, ai kërkon “lirimin e truallit të zënë nga Nazar Selmani dhe Adriana Cili, per te rikthyer dhe zhdëmtuar pronën time të ligjshme të zaptuar me dokumente dhe mënyra antiligjore”.

Qytetari ka kërkuar gjithashtu “kthimin e shumës së parave të marra në mënyrë të kundraligjshme nga ish-Drejtori i ALUIZNI-it Shaban Memia”, raporton Mapo.

Pika e dytë e padisë së qytetarit ngre pikëpyetje të mëdha, duke ngjallur dyshime se ai po kërkon një shumë që mund të pretendojë se mund t’ia ketë dhënë vetë Memisë?

Kjo mbetet për t’u parë dhe ndoshta do të mësohet më vonë gjatë vijimit të procesit.

May 3, 2016 19:18
Komento

1 Koment

  1. Hani pak mos hani shume m.... May 3, 20:35

    Po pse habiteni qe grabitesi Shaban Memia dhe hapesi i depove te armatimeve ne ’97 ne Tirane sipas urdherit te Saliut, ja ka marre parate z. Habib dhe e ka mashtruar si shume te tjere. Familja e grabitqarit Memia jeton ne lluks dhe femijet e tij bredhin me makina te shtrenjta Audi e BMW qe kushtojne mbi 50 mije dollar duke i nderruar si mbreti grate dhe vete ky perdor shofer personal, a thua ti kete bere keto shpenzime me bordero (lexo; Bordellon shtet te Salehit).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim