Padia për mashtrim, reagon Eni Çobani

February 19, 2016 15:15

Padia për mashtrim, reagon Eni Çobani

Avokatja e njohur për emisionin “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka dhënë përgjigje në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj duke thënë se bëhet fjalë për një ngatërresë mediatike dhe nuk ka asnjë akuzë zyrtare.

Avokatja është paditur pak ditë më parë për mashtrim nga shtetasja V.H, e cila akuzon se Eni Çobani i ka marrë afërsisht 3.5 milionë lekë të vjetra për një çështje që ishte pushuar nga gjykata.

Ndërkohë avokatja Eni Çobani ka dhënë përgjigjen e saj në lidhje me këto akuza duke u shprehur se është gati të përballet në gjyq pasi janë të gjitha të pavërteta.

Nuk di asgjë për akuzat, pasi asgjë nga ato që thuhet nuk është zyrtare.

Pra nuk ka asgjë zyrtare në adresën time.Të gjitha këto janë thjesht thashetheme që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe që shfrytëzohen nga media për t’u bërë “Scuup”.

Ajo që unë dua të them është se më vjen keq, ndiej keqardhje për këto lajme pasi unë vazhdoj të jem avokatja e vajzës në fjalë dhe jam unë ajo që e ka çuar atë në gjyq duke e përfaqësuar për problemin që ka. Madje mund të them se jam avokatja e saj e lutur prej saj për ta përfaqësuar, për të marrë pjesë në seancat gjyqësore.

Unë gëzoj prokurën për ta përfaqësuar atë dhe nuk kam marrë asnjë shqetësim nga ana e vajzës për gjyqin. Një nga këto ditë kemi edhe seancën e radhës të gjyqit në Korçë. Nuk e besoj qe vajza te këtë bërë gjëra për të cilat flitet në media, për shkak se ne kemi lidhje ligjore.

Të paktën mua s’më ka ardhur asnjë kërkesë apo fletë thirrje nga Korça për këto akuza,” mbyll përgjigjen e saj Eni Çobani.

February 19, 2016 15:15
Komento

1 Koment

  1. ciltersi apo mashtrim February 19, 16:02

    kur ushron e je avokate, gjeja me e thjeshte eshte te besh avokaturen per vehten,per tu justifikuar me klientin.por kur e lexova me erdhi keq per ate vajzen e gjore,qeceshtja e paguar eshte e mbyllur.
    ju te pakten tregoni kopjon e kontarates ligjore ,njoftimin e dates se seances9Ju thoni keto dite kemi seancen) e faturen per pagesen qe ju ka bere vajza qe ju padit……………..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*