Padia për shpifje, Balla: Basha ka fobi nga gjykatat

October 10, 2018 10:55

Padia për shpifje, Balla: Basha ka fobi nga gjykatat

Ka zgjatur më pak se 30 minuta seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris.

Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor ora 12:00 është bërë për t’i dhënë mundësi prokurisë të jetë i pranishëm në proces. Balla ishte i pranishëm seancë, ndërsa kreu i PD përfaqësohej nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar, Balla tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat.

“Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin.

Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrirësht duhet të vijë të përballet.

Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD.

Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër dhe ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Sot është shndërruar nga një puntatë në një puntatë tjertër”, tha Balla. 

Balla u shpreh i bindur se Basha do të dënohet dhe paratë e dënimit do të shkojnë për bamirësi.

Në fund të këtij procesi penal për shpifje, sipas nenit 120 ku Basha jam i sigurt që do të dënohet. Do të kemi edhe një proces tjetër civil për dëmin e shkaktuar. Në përfundim të procesit penal dhe së bashku do të shkojmë në një prej qendrave të fëmijëve jetimë për t’ia dhuruar”, vijoi ai. 

o.j/dita

October 10, 2018 10:55
Komento

1 Koment

  1. DALLTON October 10, 12:12

    O Tauland-Balla ligjet i kini ne dore por zbatohini dhe ligjin beheni-maliq ,pastaj ai bibilushi me emrin Lulezime vjen me nji kembe aty ne gjyq se e jema e Lulezimit i di mire ligjet se ka punuar “pastruse”ne Komitetin-Qendror,ne Kohen e Dulles,prandaj Lulesimja tall-menderen me ty se eshte mish e thua me ate strucin tuaj me emrin EDVIN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim